Skyler Thomas ka qenë duke u zhytur pranë një ishulli në Bahama, kur e ka parë një peshkaqen që bënte lëvizje të pazakonta, ngaqë kishte dhimbje nga litari që i kishte mbërthyer pjesën e sipërme të trupit.
Së bashku me dy ndihmës është kthyer sërish në ujë për ta kërkuar këtë gjallesë dhe derisa e ndaluan që të mos ikë, ai ia ka prerë shiritin që ia kishte shqyer lëkurën, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kritik kur i hiqet litari që i kishte hyrë në mish, ndërsa largohet pa sulmuar shpëtuesit e tij.
Por, ata nuk e kanë lënë me kaq, pasi kanë shkuar që ta kontrollojnë peshkaqenin, nëse i është shëruar plaga apo ka gjendje edhe më të rëndë.
“Është një grabitqar i paparashikueshëm, që mund të sulmojë në çdo moment dhe fakti që ka dhimbje, mund të jetë edhe më agresiv”, ka thënë Thomas.
Megjithatë, gjallesa e detit duket se është mësuar me prezencën e njerëzve dhe nuk i ka sulmuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/ttf73aSY5hw
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Kuajt e arratisur vrapojnë nëpër parkingun e një qendre tregtare në Uashington
Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë
Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene