Pas reshjeve të borës dhe bllokimit të disa rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë ditës së premte, duket se të shtunën në mëngjes gjendja është normalizuar dhe rrugët janë hapur për qarkullim.
Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’, të Radio Dukagjinit, ka deklaruar se të gjitha rugët e Kosovës janë të hapura për qarkullim rrugor, me përjashtim të asaj Pejë-Kullë-Rozhajë e cila është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
Hoxha ka shtuar se edhe aksi rrugor Pejë – Rugovë në bazë të informacioneve policore mbetet i hapur për qarkullim por me vështirësi.
Në komunikim për ‘Alo Mirëmëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, njëjtë ka deklaruar sa i përket aksit Pejë-Rugovë edhe Muhamet Mahmutaj – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës.
Megjithatë ngasësit e automjeteve të vogla që marrin rrugë për Rugovë, apelohen për kujdes të shtuar dhe mos qarkullim të panevojshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Rrahje në një lokal në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona