Kosi nuk përmban asnjë përbërës kurativ. Mund të ndihmojë për një kohë të shkurtër me efektin e tij freskues kundër dhimbjeve. Por specialistët paralajmërojnë që lëkura e djegur, e tharë dhe në kontakt me kosin duhet mjekuar.
Mikrobet që gjenden tek kosi mund të përforcojnë pezmatimin dhe madje të shkaktojnë reaksione alergjike. Më mirë: në vend të kosit, përdorni një xhel për djegiet dhe plagët me efekt freskues dhe me panthenol që ripërtërin qelizat ose në rast djegiesh të lehta një produkt që përdoret pas ekspozimit të diellit (aftersun).
Përveç këtyre, ndihmon edhe marrja e një aspirine, për të pakësuar procesin inflamator dhe dhimbjet. Mjeti më i mirë është natyrisht, shmangia e rrezatimeve intensive të diellit dhe parandalimi me veshje të lehta e krem mbrojtës, në mënyrë që të mos shkaktohet djegie nga dielli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Fetish-et më të pazakonta seksuale që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
Gekoni leopard si një kafshë shtëpiake - një udhëzues fillestar
Ju ka bllokuar ish-i juaj në mediat sociale? Cila është arsyeja e vërtetë sipas ekspertëve
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Referuar përrallës së famshme: Ky dallim në çift rrit shanset për divorc