Viber - aplikacioni i famshëm për komunikim mobil, dërgim të fotografive dhe mesazheve grupore dhe individuale, tani duket se ka një risi për përdoruesit e pajisjeve të mençura mobile të cilat bazohen në Android.
Së fundmi, Viber ka njoftuar se ka bërë një përditësim të rëndësishëm për përdoruesit e Android, pasi që ka sjell versionin e ri të aplikacionit, 4.2, i cili sjell speficifika dhe funksione të reja.
Përveç përmirësimeve të zakonshme dhe eliminimin e disa gabimeve të shfaqura në aplikacion, përditësimi i fundit i Viber për Android vjen me shumë karakteristika të reja, duke përfshirë edhe aftësinë për të bllokuar një numër ose kontakt nga lista juaj, duke ia pamundësuar të njëjtit që të ju shqetësoj, integrimin e numrave të kontakt listës tuaj duke mundësuar dërgimin e mesazheve ose thirrjeve tek çdo kontakt i Viber, direkt nga lista e kontakteve, dhe shumë më tepër se kaq.
Në mesin e karakteristikave të reja të cilat Viber is jell në Android v4.2 janë edhe mundësia për të dërguar deri në 10 fotografi në të njëjtën kohë, personalizimi i zërit për mesazhe dhe thirrje, galeri e re mediale, dhe përmirësime të tjera. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek
Elon Musk i kërkon gjykatës të ndalojë kalimin e OpenAI në një entitet fitimprurës
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan