(Zh)vendosja e identitetit (jo-asimilimit)
Përkufizimi i identitetit
Ndjenja e vetës, e personalitetit, e asaj që në fakt dikush është. Si një term i studiuar nga sociologët dhe social-psikologët, identiteti përfaqëson veçoritë kryesore të individit apo të një grupi të njerëzve, me të cilat shumë lehtë mund të dallohet një njeri ose një kolektivitet. Identiteti si uni i njeriut ose i grupit, në shoqërinë moderne paraqitet i shumëllojshëm, si idenntiteti fizik (vetëdija për trupin), identitet juridik (vetëdija për të drejtat dhe detyrat), identitet rajonal, kombëtar, etnik (vetëdije për të mbrojtur tokat etnike), identitet social (luajtja e roleve, lidhja e marrëdhënieve, pjesëmarrja në rrjetin e informacioneve), identiteti kulturor (ndërtimi i sistemit të vlerave, instalimi i vetës në bazë të sistemeve ideologjike) etj. Identitetet zakonisht përfshijnë ngjashmërinë dhe dallimin. Nëse jeni shqiptar, jeni i ngjashëm me shqiptarët e tjerë, dhe natyrisht dalloni nga joshqiptarët. Sociologët pohojnë se identiteti është fluid dhe i ndryshueshëm, se njeriu mund ta ndryshojë atë, në veçanti në shoqërinë moderne. P.sh. dikush lindet si i krishterë e më vonë konvertohet në mysliman (Fjalori sociologjik, Ali Pajaziti, Logos-A).
Zhvendosja e identitetit në aspektin universal
Në procesin e arritjes së qëllimeve, duhet të bëhemi më shumë se sa ç’jemi. Identiteti jonë duhet të shtrihet që të përfshijë gjërat që duam t’i manifestojmë. Dhe nëse ky identitet zhvendoset atëherë arritja tek qëllimi është më i lehtë. Si pasojë, zhvendosja e identitetit thjesht mundëson ndryshimet graduale në personalitetin tonë.
Ju jeni një individ tjetër me qëllimet e arritura nëse krahasoheni me një person që nuk i ka këto qëllime. Nuk është thjeshtë se ju i arrini qëllimet e juaja duke vepruar. Por janë mënyra të shumta që ju i mendoni rreth vetës se si i keni arritur këto qëllime. Fakti është që ka shumë mënyra për ta kuptuar realitetin. Pa këtë zhvendosje të brendshme personale në identitetin tuaj, është e mundur që të gjitha veprimet në fund të fundit të dështojnë për shkak se konflikti me personalitetin tuaj do të pengojë suksesin tuaj. Kjo do të thotë që mbajtja e identitetit në pozitë të fiksuar vështirëson arritjen e progresit. Dhe, si pasojë, arsyeja që nuk e posedojmë atë që dëshirojmë është sepse ne mbajmë në vetën tonë një lloj ‘hallke’ që nuk na lejon të realizojmë atë që duam. Dhe është e natyrshme që s’mund të posedojmë asgjë derisa jemi në mungesë të saj. Dhe kjo domosdoshmërisht kërkon një zhvendosje të identitetit për t’i realizuar qëllimet e synuara.
Ekziston një diferencë e madhe në mes mendimit dhe veprimit dhe çështja është si të kalohet nga bota e mendimit në atë të veprimit. Konformimzi tek praktikat tradicionale jo domosdoshmërisht do të na çojë tek ajo që duam; kjo derisa të mësojmë zhvendosjen e identitetit nga ajo që jemi në atë se çfarë dëshirojmë. Kjo zhvendosje e identitetit është diferenca në mes luftës për zvarritje, përtaci dhe veprime të pafrytshme në njërën anë si dhe kënaqja me proceset pozitive që kemi ndërmarrë si pasojë e veprimeve të inspiruara.
Si të krijojmë zhvendosjen e identitetit
Qeniet njerëzore priren t’i identifikojnë gjërat dhe pastaj t’i shoqërojnë këto identifikime me atë se çfarë besojnë që supozohet të jenë në çdo kohë të jetës së tyre; e që kjo kërkon vendosjen e ndonjë intence paraprake e cila do të krijojë një sfond energjik me informata, ide si dhe resurse në mënyrë që intencat të dalin praktikisht në realitet. Problemi qëndron në atë se ata nguliten në një nga këto identitete dhe nuk janë në gjendje t’i përshtaten ndryshimit. Në njëfarë mënyre kjo i shkakton atyre të qëndrojnë në një gjendje të ‘vetëvrasjes’ së zgjatur, ose mund ta quajmë edhe si mizori.
Djaloshi i pikëlluar dhe i dëshpëruar i cili është ulur në dhomën e errët e të zymtë me plot merimanga nuk preokupohet pse jashtë bën ditë me diell dhe plot shkëlqim. Identiteti i tij duket pasiv për shkak të ‘prangave’ që mban në duar.
Hyjmë në bisedë me të, duke e pyetur: “Përse nuk del nga kjo dhomë?” Ai përgjigjet: “Nuk ka shanse që të dal jashtë”. I thamë: “Po, kjo është e mundur”. Pastaj trupi i tij filloi të lëvizte, duke tentuar të ngrihej, por nuk mundte. Ai ndihej sikur trupi i tij të ishte i ngujuar për tokë. Në prangën, që e lidhte dorën e tij të majtë, shkruante: “Pasiviteti”. Në prangën e dorës së djathë, shkruante: “Përtacia”. Në prangat, që lidhnin këmbët e tij, shkruante: “Mosekzistimi i qëllimit në jetë”.
I thamë: “Nëse dëshiron të ngrihesh, duhet të lirohesh nga këto pranga. Ne do të ndihmojmë që ta arrish këtë”. E mësuam të jetë pozitiv, serioz dhe të përpiqej. E furnizuam atë me iniciativë dhe vullnet. E mësuam si t’i shfaqte talentet e tij dhe si ta planifikonte të ardhmen.
Përfundimisht, djaloshi hoqi dorë nga identiteti i tij pasiv dhe u zhvendos në një identitet më ideal dhe prosperues (Organizimi i jetës I, Amër Halid, Sira).
Përtacia, mërzia, gjumi i tepërt, gënjeshtra, dhuna, ofendimi, disrespekti, kryeneçësia janë disa veti identitare që përmban individi specifik e që të kundërtat e tyre një shoqëri me ideale do të donte t’i zhvendoste në identitete të rregulluara në atë mënyrë që anomia dhe disturbimi (çrregullimi) të mos jetë prezent dhe stagnant në procesin teleologjik.
Duhet përmendur dy hapa që mundësojnë zhvendosjen e identitetit
Hapi 1: Thuhet që qeni i vjetër nuk mund të mësojë trike të reja. Si pasojë, hipoteza është se njeriut të vjetër është vështirë t’i mësosh diçka të re. Kjo jo domosdoshmërisht do të thotë ngulitje në identitetin përkatës duke neglizhuar format transparente të arritshmërisë kolektive në njërën anë dhe përpjekja për t’u bërë pjesë e sistemit aktual konstruktiv pavarësisht diferencës moshore.
Hapi 2: Merr iniciativë. Ndoshta mund të tingëllojë paksa qesharake, por e vërteta është se të gjithë ne duam të marrim iniciativë dhe të tjerët duke na parë se po veprojmë një gjë të tillë të dobishme (konkretisht lëshimi i vendit një njeriu të moshuar) ka gjasa që të veprojnë të njëjtën gjë sikurse ne.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
"Do nominojmë Gjestin dhe Eglin", banorët thyejnë rregullat duke diskutuar për nominimet në rast se iu bie Kutia e Pandorës
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rryma-zrre-tlg-780x439.png)
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë