LAJMI I FUNDIT:
Gjiko

Gjiko

466 Artikuj

Info

“Gjiko the Flyboy”, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, është i lindur në Pejë më 3 janar të vitit 1991.

Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën “Asdreni”, gjersa atë të mesëm në gjimnazin “Bedri Pejani”, në Pejë.

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm të tregut muzikor, ndërsa njëherësh është vëllai i producentit të njohur, Big Bang Beats, emri i vërtet i të cilit është Arbër Gjikolli.

Gjiko është marrë me muzikë që në moshë të hershme, gjersa suksesin më të madh e arriti në vitin 2014 në dy duetet që solli me këngëtaren Dafina Zeqiri, “MSD”, dhe “IAM”.

Ka të edituar një album në treg, në vitin 2012, të titulluar “667 (1 Hap Para Dreqit)”.

Disa nga këngët e tij më të suksesshme janë: “Yjet Nalt”, “Papuqe Gucci”, “Mos ma perzij”, “Si me def”, etj.

“Çdo këngë e imja është dedikim i një emocioni ndaj meje, është ndjenjë brenda meje që e konvertoj në fjalë me melodi”, ka thënë reperi në një intervistë për Telegrafin, në vitin 2017.

No posts found


mob5