LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live 28 Nëntori

Nën petkun kuq e zi – Prishtina dhe Tirana festojnë 28 Nëntorin

Përditesuar 28/11/2023 07:25

Sot, kombi shqiptar feston një nga ngjarjet më kuptimplota në historinë e vet, 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një shekull dhe një dekadë më parë, me një akt trimërie dhe vizioni, Ismail Qemali dhe përfaqësues të tjerë të kombit ngritën flamurin kombëtar në Vlorë, duke shënuar kështu lindjen e një shteti të lirë dhe sovran nga sundimi i Perandorisë Osmane.


Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.

Sheshet e qyteteve janë mbushur me flamuj kuq e zi që valëvitnin në ritmin e këngëve patriotike dhe zemrave që rrahin për atdheun.

Aktivitetet të shumta janë paraparë për sot në Prishtinë dhe qytete tjera për të festuar këtë 111 vejtor duke filluar nga vendosja e luleve tek monumentet e heronjve kombëtarë dhe fjalime nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.

Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht, në vitin 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Drenicës. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 15:05:49" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 15:05" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 15:05

​111-vjetori i Pavarësisë, Veliaj: Uroj që pema e kombit tonë të lulëzojë

Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një pritje zyrtare për personalitetet pjesëmarrëse në paradën e organizuar me rastin e shënimit të 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka deklaruar se kjo ditë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët nga mbarë bota.

Ai uroi që degët e pemës së mbjellë para 111-vjetësh, të mbledhura këtë 28 Nëntor në një trung të vetëm, të lulëzojë e të jep frytet në vitet e ardhshme.

“Sot jemi duke jetuar ditët tona më të mira. Kombi ynë nuk ka qenë kurrë më i begatuar, kurrë më i prosperuar, kurrë me kaq shumë progres dhe kurrë më i lidhur me njëri-tjetrin sa që jemi sot… Dua që secilit prej jush, pavarësisht shiut, të ketë mundësi të takojnë një prej kryetarëve që nuk e ka takuar dhe që nuk e njeh përpara… e për t’u siguruar që këto lidhje dhe ky raport që ne vetëm e ngjizim sot të ketë mundësi të lulëzojë dhe të lindë punë të mira dhe të mbara për gjithë komunitetet tona”, ka thënë Veliaj.

Ai ka folur edhe për ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali 111 vjet më parë në Vlorë.

“Unë besoj se vizioni i Ismail Qemalit është që një punë, kjo pemë e kombit tonë që i ka rrënjët në këto troje, po të ketë kujdes, lulëzon… Ndaj uroj që sot jemi mbledhur të gjitha degët e asaj pemës të para shumë viteve në një trung të vetëm në Shqipëri dhe uroj që kjo pemë të lulëzojë… Sot do kemi disa aktivitete, do të mundohemi të gjejmë një hapësirë mes reshjeve për paradën. Ata që kanë ardhur do të kujdesemi të respektohen”, u shpreh Veliaj.

Veliaj ka thënë se Shqipëria synon që në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 13:44:45" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 13:44" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 13:44

Kurti në Vlorë: Të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit

Në shënim të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkrah presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministrit, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit dhe bëri homazhe në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.


Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti ua uroi të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan, e në mërgatë, në botë.

Teksa theksoi se sot është ditë pushimi dhe feste, ai nga qyteti i Vlorës tha se çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi.

“Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë, për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari”, tha Kurti.

Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar, kryeministri tha se do t’i vazhdojnë edhe nesër.

“Dje kishim ditën e ushtrisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe për shkak se të gjithë këto aktivitet nuk mund t’i vendosim në një ditë, do të vazhdojmë edhe nesër me ngjarje të ndryshme kulturore, artistike për nder të 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 13:27:20" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 13:27" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 13:27

​Abdixhiku: Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë shqiptarët 28 nëntorin për nder të ditës së Flamurit dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Në njoftimin e LDK-së thuhet se dita e 28 Nëntorit u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, rrugën për liri e pavarësi, teksa u shtua se Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm.

“Kjo datë, mban emrin e Ismail Qemailit bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai gjithashtu e vlerësoi Shqipërinë si një faktor i stabilitetit dhe paqes në rajon.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 13:19:54" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 13:19" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 13:19

​Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kulla e Isa Boletinit në veri ka thënë se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës.


Osmani pasi bëri homazhe te varri i heroit Isa Boletini për nder të Ditës së Flamurit, tha se Kulla e Isa Boletinit dhe varri i tij dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë në pjesën veriore ‘dem baba dem’ dhe do të vazhdojnë të jenë përgjithmonë.

“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovës. Pikërisht ky varri i Isa Boletinit në veri të vendit të vendit dhe kjo kullë dëshmon se shqiptarët kanë qenë këtu ‘dem baba dem’ dhe shqiptarët do të vazhdojnë të jenë këtu përgjithmonë”, tha ajo.

Homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se veprimtarët nga Kosova kishin kontribut ekzistencial për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

“Pavarësia shqiptare e 28 nëntorit të vitit 1912 është e pakonceptueshme pa Kosovën. Kosova kishte kontribut ekzistencial për shpalljen e asaj pavarësie. Për të garantuar se ajo ishte shpallje e pavarësisë për të gjithë shqiptarët duke përfshirë edhe Kosovën, aty ishte edhe Isa Boletini për të garantuar këtë koncept. Ai jo vetëm që nënshkroi me ngjyrë pavarësinë e të gjithë shqiptarëve, por edhe me kontributin e tij dhe gjakun e tij me të gjithë ata dëshmorë nga Kosova të cilët ranë që shqiptarët të kishin shtetin e tyre. Në anën tjetër edhe pavarësia e Kosovës e 17 shkurtit është e pakonceptueshme pa kontributin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, theksoi Konjufca.

Pjesë e delegacionit të dy krerëve institucional ishin edhe disa ministria nga kabineti qeveritar dhe deputetë të mazhorancës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 12:34:53" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 12:34" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 12:34

Me fotografinë e Adem Jasharit në Tiranë, Rama: 68 vite më parë erdhi në këtë botë, mu në ditën e flamurit kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përjkutuar komandantin legjendar, Adem Jashari në datën e lindjes së tij.


Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit.

Përmes këtij postimi, Rama publikoi një nga fotografitë e Adem Jasharit të bërë vite më parë në qendër të Tiranës.

“68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 12:18:27" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 12:18" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 12:18

Nga Vlora, Begaj uron shqiptarët: Sot jemi shtet i pavarur në saj të mençurisë dhe guximit të patriotëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka uruar të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Begaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dita e flamurit, si simboli më përfaqësues e më për bashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.

“Nga Vlora, uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë!

Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më për bashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë.


Sot jemi shtet i pavarur në saj të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë”, ka shkruar Begaj. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 11:40:54" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 11:40" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 11:40

Kryetari i Prishtinës: 28 Nëntori, testament i qëndrueshmërisë së shqiptarëve

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne me rastin e Ditës së Flamurit. Pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u konsiderua si vlerë e të gjithë popullit shqiptar, e cila është fituar me shumë përpjekje dhe vuajte brezash.


Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se 28 Nëntori është një testament i gjallë i qëndrueshmërisë së shqiptarëve.

“28 Nëntori për ne është shumë më shumë sesa një tjetër datë. Është një testament i gjallë i qëndrueshmërisë sonë. Është kronika e betejave që i kemi zhvilluar është shpallje e pavarësisë dhe është festë e lirisë që e kemi aq të shtrenjtë. Në këtë kuqi e zi që na mbështjell të gjithë tokën tonë dhe më tej që sot valvitet kudo që tubohen shqiptarët, ne kthehemi në protagonistë që transmetojnë një simbol të fuqishëm. Ky është manifestimi kolektiv i identitetit tonë”, tha ai.

Ndërkaq, kryesuesi i asamblesë, Pëllumb Bajqinovci, tha se liria e arritur më 28 Nëntor është vlera dhe pasuria më e çmuar e shqiptarëve.

“Liria e arritur është vlera jonë dhe pasuria jonë më e çmuar e shoqërisë sonë, e cila nuk falet, dhurohet por është fituar me shumë përpjekje dhe vuajtje brezash. Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre duke ruajtur edhe gjakun e paraardhësve ilir”, theksoi ai.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 11:16:08" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 11:16" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 11:16

Me simbolin e shqiponjës, kryetari i New York-ut uron shqiptarët për 28 nëntorin

Kryetari i New York-ut, Eric Adams ka uruar shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.

Ai në një postim në “X” ka thënë se shqiptarët po e mbajnë qytetin tonë në lëvizje.


“Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe punonjësit e palodhur të New York-ut që mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Adams.

Adams ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet duke e bërë shqiponjën me duar. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 11:04:06" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 11:04" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 11:04

Nga Skënderbeu te Adem Jashari – Memli Krasniqi uron 28 nëntorin me fotografi të veçantë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 28 nëntorin.


Krasniqi urimin e tij në Facebook e ka shoqëruar me një fotografi të veçantë ku shihet Ismail Qemaili, Adem Jashari dhe Skënderbeu.

“Krujë, Vlorë, Prekaz – urime 28 Nëntori”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 10:58:50" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 10:58" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 10:58

Pas Preshevës, edhe në Komunën e Bujanocit ngritet flamuri kuq e zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka uruar festën e 28 Nëntorit.


Përmes një video postimi në rrjetin social në Facebook, Lutfiu shihet duke ngritur flamurin kombëtar në Komunën e Bujanocit.

“Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim!”, ka shkruar Luftiu.

Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të hënën ka vendosur flamurin kombëtar për nder të festës së flamurit, 28 Nëntorit.

Arifi ka thënë se kjo është hera e shtatë që po e vendos flamurin, ndërsa ka uruar qytetarët për festën. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 10:35:22" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 10:35" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 10:35

Kurti e Rama bëhen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Ceremonia zyrtare për shënimin e 28 nëntorit në qytetin e Vlorës, ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij Albin Kurti.


Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Pjesë e ceremonisë ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.

Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 09:47:58" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 09:47" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 09:47

Osmani në Prekaz: Moment reflektimi për sakrificat që kanë bërë të gjithë heronjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.


Osmani tha se më 28 Nëntor festohen tri festa Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja e parë në skenë e UÇK-së.

Ajo pohoi se nderimi për familjen Jashari do të jetë i vazhdueshme duke shtuar se për këtë familje respekti duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një familje si familja Jashari duke e shënuar ditëlindjen e heroit dhe daljen e UÇK-së. Kjo ditë na kujton çmimin e lirisë, çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificave që janë bërë për shekuj që ne të jemi të lirë.

Është moment reflektimi për atë që heronj tanë kanë bërë që nga Skënderbeu e deri te Ismail Qemajli e te komandanti Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 09:38:22" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 09:38" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 09:38

Konjufca: 28 nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.


Me këtë rast Konjufca tha se 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz, aty ku ka ndodhur sipas tij sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri.

“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e ushtrisë tonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, tha Konjufca. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 08:55:13" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 08:55" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 08:55

Rama me fotografi të veçantë uron 28 Nëntorin: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar 28 nëntorin, ditën më të shënuar të shtetit shqiptar.


111-vjet më parë në Vlorë u ngrit flamuri kuq e zi dhe kështu Shqipëria u largua përfundimisht nga ndikimi i Perandorisë Osmane.

Rama në një postim në Facebook ka ndarë një fotografi të veçantë për këtë ditë.

“Mirëmëngjesi, gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë”, shkruan Rama. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 08:44:54" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 08:44" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 08:44

Haradinaj uron 28 Nëntorin: Populli shqiptar e ka të pasur kalendarin me ngjarje historike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit.


Haradinaj përmes një urimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se asnjë popull nuk e ka të mbushur kalendarin me data e ngjarje historike si populli shqiptar.

“Janë të rrallë popujt të cilët e kanë kalendarin aq të pasur me data e ngjarje historike si ne shqiptarët, prej epokës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, epokë e cila kishte trasuar rrugën e të gjitha përpjekjeve të mëpastajme, e veçmas nëntori që në vete ngërthen ngjarjet më të rëndësishme, si ajo e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’, ka thënë Haradinaj.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Gëzuar 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë! 

Shqiptarët prej dekadash e kanë pasur të qartë qëllimin dhe orientimin e tyre. Në secilën rrethanë e pavarësisht stuhive, mbijetuam duke ruajtur identitetin, qëllimin e orientimin.

Janë të rrallë popujt të cilët e kanë kalendarin aq të pasur me data e ngjarje historike si ne shqiptarët, prej epokës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, epokë e cila kishte trasuar rrugën e të gjitha përpjekjeve të mëpastajme, e veçmas nëntori që në vete ngërthen ngjarjet më të rëndësishme, si ajo e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 08:40:03" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 08:40" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 08:40

Osmani: Flamuri kuq e zi na bashkon, 28 nëntori dedikim për heronjtë tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.


Ajo ka shtuar se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

“Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka shtuar se Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë.

“Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve! Gëzuar të gjithëve”, është shprehur presidentja. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 08:21:17" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 08:21" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 08:21

Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

“Google” i ka bërë një dhuratë Shqipërisë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.


Në faqen kryesore të motorit të kërkimit është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli.

Po ashtu qytetarët në Shqipëri nëse klikojnë mbi ikonën e flamurit mund të lexojnë një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 07:48:47" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 07:48" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 07:48

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e 68-të.


Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 07:47:26" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 07:47" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 07:47

​26 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot u bënë 26 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-28-2023 07:33:55" ["time"]=> string(16) "28/11/2023 07:33" ["update"]=> bool(false) } 28/11/2023 07:33

Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Prishtinës me rastin e shënimit të 28 Nëntorit

Foto: Blendi Kallaba

Për nder të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Prishtinës ka planifikuar të organizoj disa aktivitete të rëndësishme.

Më poshtë është agjenda e ngjarjeve në kryeqytet:


10:00 Seanca solemne në Kuvendin Komunal

Respektimi i himneve

– Himni i Kosovës – Himni i Shqipërisë

– Dy pika muzikore

10:10 Hapja e seancës nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci

10:15 Fjala e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj 1

10:30 Fjala e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama

10:45 Foto në grup

10:50 Përfundimi i seancës

12:00 Libri shumëngjyrësh- teatri “Dodona” Shfaqje për fëmijë.

12:30 Ecje e kryetarit përgjatë sheshit në festimet e Kryeqytetit

13:00 Koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosja e flamurit

– Performansë nga Nusret Muçiqi
– Shpalosja e flamurit te hoteli “Grand”
– Performansë nga grupi “Çamëria”
– Performancë nga grupi “Labëria”