LAJMI I FUNDIT:

Live

Live BBVK 3

LIVE: Gjithçka që po ndodh në natën e parë të Big Brother VIP Kosova 3

Përditesuar Para 3 ore e 36 min

Sonte (e premte) nis aventura e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.


Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh.

Qëndroni me ne për t’i parë ekskluzivisht momentet më të forta dhe për të mbështetur të preferuarit tuaj!

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2024 00:56:17" ["time"]=> string(11) "Para 33 min" ["update"]=> bool(true) } Para 33 min

Aria dhe Gjesti futen në Big Brother VIP Kosova 3

Arjeta Palushaj, e njohur si këngëtare, modele dhe artiste e makijazhit – është bërë pjesë e edicionit të tretë të BBVK.

Ajo është nga Laçi i Shqipërisë dhe Big Brother-in e cilësoi si vendimin më të duhur të saj në këtë periudhë të jetës.


Bashkë me të u fut edhe reperi Gjesi – i cili hyri në shtëpi nga një zgjedhje që bëri Aria.

Gjesti përndryshe është i njohur për hitet e tij të shumta të estradës shqiptare.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2024 00:49:28" ["time"]=> string(11) "Para 26 min" ["update"]=> bool(true) } Para 26 min

Modelja Xheneta Fetahu – banorja e radhës

Bukuroshja Xheneta Fetahu është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Ajo është nga Prishtina, por ka jetuar në Suedi.

Ajo tha se deri tani i ka ndërruar tri profesione, nga mjekësia ka kaluar në hoteleri dhe tani në modeling.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2024 00:46:36" ["time"]=> string(11) "Para 23 min" ["update"]=> bool(true) } Para 23 min

Arion futet në BBVK 3

Një reper i ri nga Prishtina i quajtur Arion i është bashkuar listës së banorëve të këtij edicioni.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2024 00:38:45" ["time"]=> string(11) "Para 16 min" ["update"]=> bool(true) } Para 16 min

Florjeta Seferi – banore e re në Big Brother VIP Kosova 3

Bukuroshja Florjeta Seferi e cila është artiste e makijazhit, është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo është 24 vjeçare me origjinë nga Drenasi, por jeton dhe vepron në Itali.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2024 00:29:36" ["time"]=> string(10) "Para 6 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 min

Gresa Gashi – banorja e radhës

Aktorja Gresa Gashi e njohur për rolin e saj si ‘Stima’ në hit serialin “O Sa Mirë” është banore e edicionit të sivjetmë të BBVK.

Gresa pati një hyrje të veçantë me parashutë, ku u shqua si një prej hyrjeve më unike të mbrëmjes.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2024 00:24:42" ["time"]=> string(10) "Para 2 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 min

Lumbardhi rikthehet në Big Brother VIP Kosova 3

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka bërë një rikthim në studion e Big Brother VIP Kosova.

Ai erdhi si i ftuar special, ku si fitues i edicionit të kaluar, të japë disa komente të tij mbi banorët e deritanishëm.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 23:52:42" ["time"]=> string(11) "Para 29 min" ["update"]=> bool(true) } Para 29 min

Rezart Veleshnja i futet garës së BBVK 3

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është banori i radhës që i bashkohet edicionit të tretë të BBVK.

Ai është i njohur për rolet e tij të shumta në Portokalli, teksa ka një karrierë të gjatë televizive.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 23:41:28" ["time"]=> string(11) "Para 41 min" ["update"]=> bool(true) } Para 41 min

Boksier Drilon Rama – banori i radhës

I radhës që është futur në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh të Big Brother VIP Kosova është boksieri Drilon Rama.

Ai është lindur dhe rritur në Gjermani.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 23:12:14" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 10 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 10 min

Burim Vatovci futet në shtëpinë e BBVK 3

Burim Vatovci është banori i radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 23:00:55" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 21 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 21 min

Leonardo – banori tjetër i Big Brother VIP Kosova 3

Influencuesi i rrjetit social TikTok dhe këngëtari, Leonardo Gashi, është banori i radhës që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai është lindur dhe rritur në Gjermani, por me prejardhje është nga Prishtina.


Ai tha se ka shumëvetëbesim dhe se e quan veten “dukat djalë”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 22:48:01" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 34 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 34 min

Banorja e shtatë – Sara Kolami

Aktorja Sara Kolami është banorja e shtatë e edicionit të tretë të BBVK.

Ajo mori vëmendjen e të gjithëve teksa hyri e veshur si një Marilyn Monroe në natën e parë të kësaj aventure.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 22:23:52" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 58 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 58 min

Gazetari Vullnet Krasniqi hyn në BBVK 3

Gazetari i njohur Vullnet Krasniqi i është bashkuar aventurës së Big Brother VIP Kosova 3, si banori i gjashtë që futet në natën e parë.

Ai ka punuar nëpër portale të ndryshme vendore, teksa prej pak kohësh ka themeluar faqen e tij të quajtur Sateliti.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 22:16:30" ["time"]=> string(18) "Para 2 ore e 6 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 6 min

Bay T – banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova 3

Reperja e re Bay T, e cila është tekstshkruese dhe këngëtare është futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo vjen nga Mitrovica dhe thotë se është gati që të jetë një nga konkurrentet më të diskutuara të këtij edicioni.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:57:44" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 24 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 24 min

Banori i katërt – aktori Besfort Daka

Aktori i njohru Besfort Daka është prezantuar si banori i katërt i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ai është lindur hde rritur në Prishtinë dhe është i njohur për rolet e tij kryesisht komike.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:38:33" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 44 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 44 min

Diana – banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova

Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo tha se arsyeja se pse dëshiron të futet në BBVK, është se dëshiron që edicioni i tretë të fitohet nga një grua – dhe ajo duhet të jetë ajo.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:22:41" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 59 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 59 min

Kevin Edmond – banori i dytë i Big Brother VIP Kosova 3

Banori i dytë i Big Brother VIP Kosova është këngëtari Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine.

Ai jeton dhe vepron në Suedi, ndërsa ajo që e lidh me Kosovën janë rrënjët e nënës së tij, e cila është me origjinë nga Ferizaj.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:15:02" ["time"]=> string(18) "Para 3 ore e 7 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 7 min

Futet banorja e parë – këngëtarja Rovena Stefa

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, e cila jeton dhe vepron kryesisht në Kosovë – Rovena Stefa, është bërë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo tha se ka shumëçka për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.


Stefa u fut duke interpretuar live një prej këngëve të saj më të njohur, “Dasma”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:12:10" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 10 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 10 min

Milaim Zeka – opinionisti i dytë i BBVK 3

Analisti dhe gazetari i njohur Milaim Zeka është prezantuar gjithashtu nga moderatorët si opinionisti i dytë i këtij sezoni.

Ai ka një karrierë të gjatë në televizion, dhe njihet për analizat dhe opinionet e tij.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:08:16" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 14 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 14 min

Prezantohet opinionistja e parë – Olta Gixhari

Aktorja Olta Gixhari është prezantuar si opinionistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku u shqua si një nga konkurrentet më të forta të atij edicioni.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-18-2024 21:00:37" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 22 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 22 min

Nis zyrtarisht edicioni i tretë i BBVK

Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me prezantues Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Gjersa opinionistë të këtij edicioni janë gazetari Milaim Zeka dhe aktorja Olta Gixhari.