Live Finalja Trepça-Ylli
Gjithçka çfarë ndodhi në dramë e madhe në “Minatori”, Trepça shpallet kampione e Kosovës
Përditesuar 23/05/2024 15:16
Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66 në ndeshjen e pestë të finales së play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampion.
Mbyllet ndeshja, Trepça 67-66 Ylli
Trepça ka fituar dramën ndaj Yllit për tu shpallur kampion i Kosovës.
Një minutë nga fundi, Trepça 60-55 Ylli
Darnell Edge me një treshe afron Trepçën te titulli, kur ka mbetur edhe një minutë.
Trepça 58 – 54 Ylli, katër minuta nga fundi
Trepça e nis shumë mirë çerekun e fundit
Trepça e ka nisur shumë mirë çerekun e fundit, duke arritur një epërsi prej katër pikësh pas një serie prej 49-45.
Një seri prej 12-4 në këtë çerek për Trepçën.
Çereku i tretë: Trepça 37-41 Golden Eagle Ylli
Golden Eagle Ylli e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke marr fillimisht epërsinë, për të mos e lëshuar deri në fund.
Ylli e fitoi çerekun e tretë me rezultat 11-7, për ta mbyllur me rezultat të përgjithshëm 41-37.
Nis çereku i tretë
Ylli e nisi më mirë çerekun e tretë, ku shënoi katër pikë radhazi, duke e quar rezultatin në 34-30, po Trepça shënoi tre pikë shpejt duke afruar rezultatin.
Çereku i dytë: Trepça 30-30 Golden Eagle Ylli
Duke e parë çerekun e parë, në të dytin Trepça u fut fuqishëm në lojë, duke luajtur fortë për të rikthyer rezultatin.
Trepça e fitoi çerekun e dytë me rezultat 20-14, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 30-30.
K. Bracy-Davis shkëlqeu në këtë çerek, duke shënuar 9 pikë për Trepçën, ndërsa tek ylli shkëlqeu Alonzo Verge Jr.
Mbyllet çereku i parë: Trepça 10-16 Golden Eagle Ylli
Suharekasit kanë qenë shumë të mirë në pjeën e parë, duke dominuar nga fillimi.
Alonzo Verge Jr dhe Jalen Nesbitt e nisën mirë ndeshjen, ndërsa te Trepça pesë lojtarë kishin nga dy pikë.
Fillon ndeshja
Lexuesit e Telegrafit e shohin Trepçën si favorite ndaj Yllit për titull
Palestra ‘Minatori’ e stërmbushur me tifozë
Palestra ‘Minatori’ pret Trepçën dhe Golden Eagle Yllin në ndeshjen e pestë finale të ‘play-off’-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Asnjë vend nuk është i lirë, kur kanë mbetur edhe pak minuta për të filluar ndeshja.
FBK zbulon trofeun dhe pyet se kush do të triumfojë?
Sonte mbrëma do të mësohet emri i ri i kampionit të Kosovës në Superligën e basketbollit për edicionin 2023/24.
Trepça është nikoqir i Golden Eagle Yllit në ndeshjen e pestë finale të ‘play-off’-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
FBK ka zbuluar trofeun për të cilin do të luftojnë sot këto dy skuadra.
Verge JR: Kemi shanse të mira ta mposhtim Trepçën
Ylli i Golden Eagle Yllit, Alonzo Verge JR ka thënë se ekipi i tij ka shanse ta mposht Trepçën, por në fund do të fitojë ekipi që bën më pak gabime.
“Mendoj se kemi shanse të mira dhe se kemi vënë vetën në një pozitë të mirë”.
“Do të jetë një betejë mes dy ekipeve, besoj që ekipi i cili do i përshtatet ecurisë së ndeshjes, bën vendimet e duhura – do të triumfojë në fund”, ka thënë Verge Jr.
Edge: Shpresojë të fitojmë ndeshjen e pestë
Ylli i Trepçës, Darnell Edge ka thënë se pret përkrahje të madhe nga tifozët dhe në fund ta fitojnë titullin kampion në Superligën e Kosovës.
“Më të vërtetë kemi pritur një “Final Four” të vështirë, ishte mjaftë konkurruese dhe shpresojë të fitojmë ndeshjen e pestë”.
“Presim një përkrahje të madhe dhe shumë tifozë. Kjo është ajo për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitin, tani është koha të përballemi”, ka thënë Edge.
Kampionët e Kosovës ndër vite
Gara për titull po shkon drejt fundit me Trepçën dhe Golden Eagle Yllin që po luftojnë në finale, ku seria finale është 1:1.
Mitrovicasit e duan titullin e pestë në histori, derisa therandasit të tretin.
Herën e fundit, mitrovicasit triumfuan më 2012, derisa kampione aktuale është Peja.
Trepça ka fituar më 1993, 2000, 2001 dhe 2012, ndërsa Ylli e ka fituar dy herë, më 2021 dhe 2022,
Më së shumti trofe ka Sigal Prishtina, që u shpall kampione e Kosovës, 14 herë.
Kampionët
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Peja
1994-95 Peja
1995-96 Peja
1996-97 Drita
Kampionët e pasluftës
1999-2000 Trepça
2000-01 Trepça
2001-02 Prishtina
2002-03 MEB Prishtina
2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
2004-05 Mabetex
2005-06 Sigal Prishtina
2006-07 Sigal Prishtina
2007-08 Sigal Prishtina
2008-09 Sigal Prishtina
2009-10 Sigal Prishtina
2010-11 Sigal Prishtina
2011-12 Trepça
2012-13 Peja
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Sigal Prishtina
2015-16 Sigal Prishtina
2016-17 Sigal Prishtina
2017-18 Bashkimi
2018-19 Z Mobile Prishtina
2019-20 i ndërprerë (COVID-19)
2020-21 Golden Eagle Ylli
2021-22 Golden Eagle Ylli
2022-23 Peja
Rruga e Trepçës dhe Golden Eagle Yllit drejt finales të pestë
Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e pestë të “Play-off”-it, ku do të vendoset se, kush do të shpallet kampion i Kosovës.
Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.
Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.
Në garat e rregullta të elitës, të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës.
Në “Play-off”, seria finale është 2:2, ku të dy skuadrat shënuan fitore si vendas. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.
Finalja e pestë që zhvillohet sot (e enjte) mbrëma do të vendosë se, kush do të fitojë titullin.
Nga orët e para të mëngjesit duke pritur për një biletë – Mitrovicasit të bindur se do ta fitojnë titullin në Minatori
Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion i Superligës së Kosovës në basketboll do të përfundojë sonte në Mitrovicë. Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të shpallet kampion i Kosovës.
Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.
Gëzim Morina: Shkojmë për fitore, Forca Ylli
Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka thënë se do të luajnë për fitore në Mitrovicë dhe të fitojë më i miri.
“Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet”.
“Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, ka thënë Morina.
Valdrin Haxhiu: Shpresoj dhe besoj në fitoren e ekipit tonë
Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu shprehet se janë të përgatitur maksimalisht për finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Goldean Eagle Yllit.
“Është loja vendimtare për klubin tonë basketbollistik Trepça. Është loja e cila do ta determinoj fituesin e kampionatit të Kosovës, ku dy klubet janë përgatit maksimalisht”.
“Shpresoj dhe besoj në fitoren e ekipit tonë. Besoj që krejt viti jon është në këtë ndeshje. Pres përfaqësim maksimal dhe luftë nga bashkëlojtarët dhe stafi poashtu pres një mbështetje të madhe nga tifozët tanë Torcida”, ka thënë Haxhiu.
Ndeshja e katërt finale
Ndeshja e katërt finale e zhvilluar në palestrën “13 qeshori” përfundoi me fitoren e Golden Eagle Yllit.
Golden Eagle Ylli në këtë takim mposhti Trepçën me rezultat 75:71.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje