LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Samiti i Berlinit në Tiranë

Me fotografinë familjare mbyllen punimet e sesionit të parë të Samitit të Berlinit në Tiranë

Përditesuar 16/10/2023 08:05

Shqipëria sot përjeton një moment historik në politikën e saj të jashtme. Tirana mirëpret sot për herë të parë në rajon dhe jashtë BE-së Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. 

Kryeqyteti shqiptar do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.


Në agjendën e punimeve të publikuar nga Kryeministria pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, të fokusohen në dy tema kryesore: 1) Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe 2)mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor.

Më tej pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjes rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në fund, të gjithë të pranishmit do të marrin pjesë në dy evenimente: përurimi i Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe në mbrëmje, do të marrin pjesë tek ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar gjatë ditës rreth këtij takimi.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 15:31:15" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 15:31" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 15:31

“Sanksiononi Ramën dhe Vuçiq”, 3 të rinj protestë te Piramida, shoqërohen në polici

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili tentoi të shpaloste një banderolë pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Pak para arrestimit i riu deklaroi për kamerën e Euronews se fillimisht policët e larguan dhe i kërkuan që të mos e shpaloste banderolën që mbante në dorë, ku shkruhej sanksiononi Vuçiqin dhe Ramën.

“Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parullën këtu jashtë perimetrit të sigurisë”, tha ai.


Pak pas prononcimit për media i riu tentoi sërish të shpaloste banderolën, por u ndalua nga efektivët e policisë dhe u shoqërua.

Miqtë e tij, Adriatik Kurti dhe Arilda Lleshi thanë se nuk janë përfaqësues të asnjë force politike, thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.

“Nuk na dhanë asnjë arsye. Për shkak të banderolës na thanë. Ne nuk bëmë asnjë gjë. Na thanë jemi afër perimetrit të sigurisë për ta shpalosur këtë parulla. Ne ishim jashtë. Mesazhi që donim të përcëllinim ishte se nuk mund të ketë integrim me autokratë si Rama dhe Vuçiq. Nga njëra anë kemi Vuçiqin i cili mezi pret të sulmojë Kosovësn, ndërkohë që Rama e mbështet për ndarjen e Kosovës fillimisht dhe tani për marrjen e kontrollit të veriut nga KFOR. Jo nuk jemi anëtar partie, por jemi qytetar të ndryshëm që ndjekim jetën politike”, tha protestuesja.

Menjëherë pasi dhe ata përfunduan deklaratën për media, u shoqëruan nga policia. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 15:04:03" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 15:04" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 15:04

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që po mbanë punimet në Tiranë.

Në fjalën e tij para homologëve nga vendet e ndryshme të BE-së dhe rajonit, Kurti përmendi sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku tha se ishte një akt i ligë i sponsorizuar nga Serbia


“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak.

Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar se një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Kryeministri ka shtuar se qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

“Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces”, u shpreh Kurti.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 14:36:58" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 14:36" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 14:36

Mbyllet nën ritmet e folklorit ballkanik pjesa e parë e Samitit të Berlinit në Tiranë, liderët realizojnë foton familjare

Sesioni i parë i Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet në Tiranë u mbyll me realizimin e fotos familjare.

Përpara ambienteve të Piramidës, liderët e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim ndoqën fillimisht një performancë të valltarëve me motive folklorike dhe të komuniteteve minoritare mbi kulturën dhe traditën.

Në përfundim pjesëmarrësit në këtë samit bënë edhe foton familjare.


Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ditë “një dite të mbushur me energjinë e mirë të njerëzve që ndajnë të njëjtën dhe të vetmen perspektivë, Europën dhe vlerat e saj”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 13:33:51" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 13:33" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 13:33

Rama: Investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor domethënëse, por vetëm 10 për qind janë grante

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sot për planin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se ato janë domethënëse, por vetëm 10 për qind janë grante dhe 90 për qind janë hua, ndërkohë që mekanizimi për qasjen ndaj tyre është i vjetruar dhe i ngadalshëm.

Në fjalën e mbajtur në çelje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet në Tiranë, Rama tha se nuk po kërkon përfitime të barabarta financiare për vendet jo anëtare të BE-së apo një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Sipas tij, “një proces i bazuar në merita drejt anëtarësimit të plotë duhet të vazhdojë për të mirën tonë”.


“Shqipëria vlerësoi qysh prej ditës së parë vlerën e padiskutueshme të shtuar që mund të japë dhe ka luajtur rolin e saj, por e vërteta është se ndërkohë që kemi përpjekjet për të hequr tarifat dhe përpjekjet e tjera thelbësore, procesi është penguar nga çështje afatgjata dypalëshe midis disa vendeve të rajonit”, shtoi ai.

Rama theksoi se “fqinjët tanë të BE-së kanë marrë të paktën mbi 4500 euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 euro për frymë”.

“Këto shifra janë një dëshmi fillestare e shkallës së frikshme të një ndarje klasore e cila është thelluar dhe ka thelluar në mënyrë progresive ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës, në të njëjtin vit ku kriza të tërthorta kanë goditur kontinentin. Ndërkohë që rëndësia e vetë atyre krizave na kanë sjellë edhe më afër në nivel politik e njerëzor”, theksoi ai. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 13:21:13" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 13:21" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 13:21

“O ma i miri i tanëve hajde”, “Baba i kombit” – merr vëmendje komunikimi mes Ramës e Abazoviqit

Tirana sot është nikoqire e samitit të Procesit të Berlinit. Tashmë më kryeqytetin e Shqipërisë kanë arritur kryeministrat e shumë vendeve të Evropës, përfshirë edhe ata të rajonit.

Në nisje të këtij samiti, kryeministri Edi Rama priti një nga një të gjithë homologët e tij.


Rama u tregua shumë miqësor me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por edhe një përqafim.

E në një video të publikuar nga kryeministri Abazoviq, dëgjohet Rama teksa i drejtohet me fjalët “O ma i miri i tanëve hajde”, ndërkaq Abazoviq ia kthen “Baba i kombit”.

Abazoviq shkurt për media ka thënë se e ardhmja e të gjitha vendeve tona është në BE.

“Shpresoj se ardhmëria e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”, tha ai. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 13:13:26" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 13:13" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 13:13

Von Der Leyen: Momente të rëndësishme vendimmarrëse, themele të forta me planin e investimit ekonomik

Presidentja e Komisionit Evropianë, Ursula Von Der Leyen, në çelje të Samitit të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Tiranë, bëri apel për bashkëpunim të plotë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, me qëllim që ky rajon të kthehet sa më shpejt në zemër të Bashkimit Evropian.

Von Der Leyen, nënvizoi se Bashkimi Evropian ka nevojë për miqtë e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Vetëm duke punuar së bashku, do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku meriton, në zemër të Bashkimit Evropian. Këto janë momente kyçe, momente të rëndësishme vendimmarrëse, mos i lini mundësitë t’ju shpëtojnë, kapeni momentin”, bëri apel Von Der Leyen.


Në fjalën e saj, Presidentja e Komisionit Evropianë, solli në vëmendje konfliktin në Ukrainë dhe Izrael.

“Çfarë historish kemi parë në ekranet tona. Çfarë mesazhi i fuqishëm është ky samit sot. Kjo është hera e dhjetë që ne takohemi, hera e parë që ndodh në rajon. Ju (Edi Rama) e shpjeguat se jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia me agresionin e saj në Ukrainë. Kemi parë dhe një sulm të tmerrshëm të terrorist të Hamasit në Izrael, duke vrarë gra, burra, fëmijë, më shumë se 1 400 persona kanë mbetur viktimë të agresionit dhe vetëm se janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë të mundshëm. Prandaj le të punojmë së bashku që ju të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Presidentja e Komisionit Evropianë Ursula Von Der Leyen.

Po ashtu, zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropianë, vlerësoi si mjaft të rëndësishëm çeljen e programit master në Kolegjin e Evropës që do të zhvillohet në Tiranë nga viti i ardhshëm akademik.

“Dje lançuam programin e Kolegjit të Europës. Studentët do të vijnë nga Shqipëria, Ballkani dhe e gjithë Europa do të kenë një mundësi të artë për të mësuar se si punohet në Bashkimin Evropian, për të qenë më afër me BE. Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm”, shtoi Von Der Leyen.

Bashkëpunimi ekonomik, sipas saj, është kryefjalë e Procesit të Berlinit.

“Ky proces nisi në vitin 2014. Synimi ishte për të ecur përpara në rajon dhe për të forcuar bashkëpunonim rajonal ekonomik. Kemi hedhur themele të forta me planin tonë të investimit ekonomik prej 30 miliardë euro. 16 miliardë euro janë përdorur tashmë”, tha Von Der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropianë shtoi se BE dëshiron të hapi dyert e tregut të saj për Ballkanin Perëndimor, por për këtë duhen plotësuar kushtet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Dua t’ju them se sa herë kemi patur zgjerim, vendet jo anëtare të BE pas anëtarësimit kanë patur rritje ekonomike, po ashtu edhe vetë tregu evropian është zhvilluar, pasi është bërë më i madh. Ne duam të hapim për vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian, lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, tregu digjital, shërbimet, pagesat pa para në dorë, për ta bërë më të lehtë dhe për të patur transaksionet si në BE”, shtoi Von Der Leyen.

“Por, hapja e dyerve nuk mjafton, vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët. Është kusht që dhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre. Në rast se ka bllokime, është se bllokojnë veten. Për të ecur përpara duhen reforma, reforma të thella për të përmirësuar klimën e biznesit”, tha Von Der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropianë e mbylli fjalën e saj, duke ritheksuar se “vetëm duke punuar së bashku, do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku meriton, në zemër të Bashkimit Evropian. Këto janë momente kyçe, momente të rëndësishme vendimmarrëse, mos i lini mundësitë t’ju shpëtojnë, kapeni momentin”.

Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE. Samiti ka bërë bashkë, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 12:43:29" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 12:43" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 12:43

Rama: Rajoni është Evropë por pa “B”, megjithatë ne besojmë në integrimin evropian

Ka nisur sot sesioni i parë i Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit ku janë mbledhur në një tryezë të përbashkët liderët e rajonit dhe Bashkimit Evropian. Diskutimi është i fokusuar në integrimin e rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar pjesëmarrësve një mirëseardhje të ngrohtë.

“Pra pas kësaj copëze propaganda të pashmangshme më lini t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen këtu në një vend që dikur ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë. Të nderuar miq! Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi dhe që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vjet më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik evropian”, tha Rama.


Ai më tej ai ka theksuar se rajoni është Evropë por pa “B” që do ta bënte pjesë të Bashkimit Evropian. Megjithatë ai tha se rajoni beson në integrimin evropian.

“Disa prej jush janë nga BE-ja e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkë ndarë e madje edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove dhe duket se do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se një luftë në prag të Europës na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt dhe ndryshe nga sa e kemi parashikuar shumica prej nesh.

“Kemi një sulm shkatërrues kundrejt Izraelit. Jemi solidar me Izraelin por përhapja e tmerrshme e urrejtjes dëshmon se pikëpamje të ndryshme rreth botës po krijojnë dasi. Si po reagojmë ne ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufjeve tanë? Ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë a po përgatisim një përgjigje për sfidat që kemi para?”, tha Rama.

Sipas tij, “ka shumë sfida përpara por për të gjithë ne këtu, sfida më e madhe është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE-së dhe jo anëtarëve të BE-së”.

“Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë”, shtoi ai.

“Ndërkohë që ju të gjithë jeni të ndërgjegjshëm për këtë unë nuk do të drejtoj gishtin ndaj askujt, por dua të ngre disa pikëpyetje. A mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo në BE? 9 vjet më parë kur nisi Procesi i Berlinit në 2014 udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u bashkuan për herë të parë në historinë e fqinjësisë sonë për t’u nisur në një rrugëtim bashkëpunues drejt një objektivi domethënës për transformimin e këtij rajonit në një zonë që pasqyron 4 liritë e BE-së. Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar se si edhe midis nesh, ne u bëmë pionierë të iniciativave në Ballkanin Perëndimor që do të kishin qenë të pakonceptueshme pa Procesin e Berlinit. Në këto 9 vite ne kemi përfituar mjaft përvojë duke shkëmbyer mjaft pikëpamje”, theksoi Rama.

Kryeministri vlerësoi se “futja e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit dhe kësaj nisme vizionare”.

Por vijoi ai, “premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, sidomos kur krahasohet kjo edhe me mendësinë transformuese që që ka sjellë ky proces”.

“Merkel e theksoi këtë në takimin e Polonisë. Ajo tha se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet”, theksoi ai.

Duke vlerësuar planin e ri ekonomik, Rama theksoi se tashmë po ndërmarrim hapa domethënës për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Ky është hapi i parë i guximshëm pas përsëritjeve dëshpëruese të të marrit me një sërë dokumentesh. Tashmë jemi në pikën kur diskutojmë për ekonominë”, theksoi Rama. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 12:36:11" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 12:36" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 12:36

Kancelari gjerman: Përshkallëzimi i situatës në veri, tregon që Kosova e Serbia duhet zbatuar marrëveshjet e arritura

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se ky proces është instrumenti më i mirë jo vetëm që të çlirohet potenciali i plotë I bashkëpunimit rajonal por edhe për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e qartë që fakti që jemi të ulur këtu së bashku ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit, dhe të gjitha pasojat që ka dhe mund të ketë”, ka thënë Scholz.

Kancelari gjerman ka folur edhe për krizat në Ballkan, e konkretisht ato në veri të Kosovës, duke përmendur sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator.
Scholz ka thënë se është koha për të tejkaluar krizat.


“Krizat e shumëfishta këtu në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto”, u shpreh Scholz.

Kancelari gjerman porositi Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

“Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 12:10:54" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 12:10" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 12:10

Rutte në Tiranë: Shpresojmë të ndihmojnë në uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka mbërritur në Tiranë, ku mbahet sot për herë të parë jashtë BE-së Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit.

Ai u prit nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, më të cilin shkëmbeu dhe disa batuta, ku më pas dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

Rutte nënvizoi se shpreson që të gjithë të ndihmojë për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.


“Kam folur më parë me presidentin [Aleksandar] Vuçiq, sot po kështu kam mundësi të flasë me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës dhe shpresoj të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet”, tha ai. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 12:03:53" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 12:03" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 12:03

Abazoviq: E ardhmja e rajonit tonë është në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abozaviq po merr pjesë në Samiti i Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë.

Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, shkurt për media ka thënë se e ardhmja e të gjitha vendeve tona është në BE.

“Shpresoj se ardhmëria e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”, tha ai.


Aktualisht të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor po hynë tek piramida, ku edhe së shpejti nis samit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 11:34:29" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 11:34" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 11:34

Takim shumë zyrtar i Ramës me Kurtin, kryeministri shqiptar tregohet më i afërt me Abazoviqin

Shumica e liderëve që do të marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, tashmë kanë arritur në Tiranë.

Rreth orës 11:00 ka nisur edhe pritja e tyre para kryeministrisë nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.


Tashmë në ndërtesën e kryeministrisë ka arritur edhe kryeministri Albin Kurti.

Rama dhe Kurti i shtrënguan vetëm dorën njëri tjetrit, ndërkaq një afirmimet më të ngrohtë Rama tregoi me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim.

Kujtojmë se Rama dhe Kurti janë komentuar shpesh herë për raportet e tyre të ftohta. Së fundmi një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku të dy kryeministrat u panë larg njëri-tjetrit. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 10:48:46" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 10:48" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 10:48

Meloni mungon në Samitin e Berlinit në Tiranë, përfaqësohet nga zëvendërkryeministri

Kjo e hënë 16 tetor mbledh në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit. Burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zëvedëskryeministri, Antonio Tajani.

Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë, ku një mësues u vra në veri të vendit.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman:


“Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”, deklaroi Merkel asokohe.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e “acquis-communautaire”. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 10:46:48" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 10:46" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 10:46

Procesi i Berlinit, Macron shtyn udhëtimin në Tiranë për disa orë

Presidenti Emmanuel Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor. Ai do të mbërrijë në Tiranë vetëm pasditen e së hënës vonë.

Emmanuel Macron do të shtyjë të hënën mbërritjen në Tiranë, ku do të merrte pjesë në një samit për Ballkanin , të mbajtur në Francë pas sulmit terrorist në Arras ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, tha ai. mësuar të dielën në Élysée.

Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian, tha ai për mediat.


“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar”, ai do të mbërrijë vetëm të hënën vonë pasdite në kryeqytetin shqiptar, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Élysée ende nuk e ka specifikuar programin e saj në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 10:35:14" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 10:35" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 10:35

Von der Leyen në Tiranë: Investimet e BE-së varen nga reformat

Presidentja e Komisionit Evropian, (KE) Ursula von der Leyen, në vigjiljen e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) që zhvillohet sot, (16 tetor) në Tiranë, deklaroi për DW se “zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive të BE. Duam që partnerët, fqinjët tanë, të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë Bashkimin Evropian”.

“Kjo është në interesin tonë sepse në këtë mënyrë BE-së do t’i jepet pesha, forca, kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Europën më të madhe, më të guximshme, më të fortë në një botë që po ndryshon kaq shpejt dhe kaq shumë”, theksoi ajo në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në mbrëmjen e të dielës, (15.10). Kryeministri Rama tha se ndër temat e bisedës me Presidenten e KE ishte “domosdoshmëria e një ecjeje të përbashkët të të gjithë vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit.”


Plan investimesh për afrimin e ekonomisë me BE

Lidhur me konvergjencën, afrimin e ekonomive të BP me atë të BE, që pritet të jetë kryefjala e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ajo vlerësoi kontributin që po jep Plani i Investimeve të BE për BP i lanҫuar 3 vjet më pare, me një vlerë prej 30 miliardë eurosh. “Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobilizuar 1.4 miliardë euro në projekte shumë të rëndësishme si ai i Hidrocentralit të Fierzës, lidhja hekurudhore me Malin e Zi me anën e korridorit 10,” tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 10:33:46" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 10:33" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 10:33

Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Samiti i parë jashtë BE-së, në Piramidën e Diktatorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim në rrjetet sociale për një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë.

Rama ka shkruar se kjo është hera e parë që Samiti i Procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së dhe për ironi mbledhë në Tiranë liderët evropian në Piramidën e Tiranës, një monument që në fillim u ndërtua si muze për diktatorin Enver Hoxha.

“Mirëmengjes, dhe e tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 10:32:01" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 10:32" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 10:32

Samiti i Berlinit në Tiranë – kryeministri Kurti sot takohet me kancelarin Scholz

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe ata të rajonit sot do të takohen së bashku në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berilinit.

E në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili mbrëmë ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se në margjinat e këtij takimi, Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-16-2023 10:30:56" ["time"]=> string(16) "16/10/2023 10:30" ["update"]=> bool(false) } 16/10/2023 10:30

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse


Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.