LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Derby Box: Liverpool - Man Utd

Mbyllet pa fitues derbi i madh mes Liverpool dhe Man Utd

Përditesuar 16/12/2023 23:59

Liverpool dhe Manchester United kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në “Anfield”, në kuadër të xhiros së 17-të të Ligës Premier.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 22:25:27" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 22:25" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 22:25

“Nuk ndjeva asgjë” – Onana përqesh atmosferën në “Anfield” pas ndeshjes


Portieri i Manchester United, Andre Onana, e ka “përqeshur” atmosferën e famshme në “Anfield”, pasi mbajti portën e pastër ndaj Liverpoolit.

Kjo ishte hera e gjashtë që Onana mban portën e pastër në Ligën Premier, teksa pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 0-0.

Liverpool në fakt kishte dominim absolut në këtë ndeshje, por ishte pikërisht Onana “fajtori” kryesor pse “Të Kuqtë” nuk morën sot tri pikët në këtë sfidë.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 21:44:10" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 21:44" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 21:44

Erik ten Hag përmend tri gjëra pozitive dhe një negative nga barazimi me Liverpoolin

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur pas barazimit ndaj Liverpool me rezultat 0-0.

Ai u pyet nëse mendon se kishte shumë gjëra pozitive nga Man United, ndërsa vetëm një ishte negative, që kishte të bënte me posedimin e topit.

“Mendoj se performanca ishte shumë e mirë nga ana jonë. Plani i lojës shkoi mirë, lojtarët ishin të shkëlqyeshëm se si u luajtën së bashku dhe si luftuan”.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 21:42:43" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 21:42" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 21:42

“E prisja që Man Utd do të luante në mbrojtje, ishte dominim i plotë” – Jurgen Klop flet pas barazimit pa gola ndaj rivalit të përbetuar

Jurgen Klopp ka folur për Sky Sports pas barazimit pa gola ndaj Manchester United në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.

Ai ka thënë se skuadra e tij bëri shumë gjëra të mira në këtë ndeshje, por mos shënimit i golit i penalizoi.

“Pashë shumë gjëra të mira, e vetmja gjë që nuk më pëlqen është rezultati. Duhet të kishim shënuar”.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 20:45:14" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 20:45" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 20:45

Liverpool 0-0 Manchester United, notat e lojtarëve

Liverpool ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Manchester United në një sfidë të dominuar plotësisht nga “Të Kuqtë”.

Të besuarit e Klopp patën disa raste të mira shënimi në këtë takim, por që të gjitha u ndalën nga Andre Onana i cili me shumë mundësi sonte pati paraqitjen më të mirë, që prej se iu bashkua “Djajve të Kuq”.

Manchester United nuk arriti të krijojë shumë në këtë përballje, por kishte një rast serioz për të kaluar në avantazh në minutën e 68-të me anë të Rasmus Hojlund.


Lexo lajmin e plotë…
array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 19:29:24" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 19:29" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 19:29

Mbyllet ndeshja

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 19:26:23" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 19:26" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 19:26

Liverpool lëshon mundësinë e artë për t’u bërë lider, barazon në shtëpi ndaj Man United

Liverpool dhe Manchester United kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në “Anfield”, në kuadër të xhiros së 17-të të Ligës Premier.

45 minutëshi i parë në përgjithësi u karakterizua me një lojë të qetë nga të dyja skuadrat.

Mysafirët mbyllën mjaft mirë hapësirat në fazën e mbrojtjes, ani pse në disa raste ishte i nevojshëm intervenimi i Andre Onanas.


Liverpooli ishte afër të kalonte në avantazh në minutën e 29-të, por goditjen me kokë të Van Dijk e priti Onana.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 18:59:41" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 18:59" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 18:59

69’ Mohamed Salah gjuan nga distanca, por Onana me shumë mund mbron.

68’ Alisson bën pritje të madhe pas gjuajtjes së Rasmus Hojlund. Ky ishte rasti më i mirë i  Manchester United deri më tani.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 18:39:37" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 18:39" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 18:39

Kush është Willy Kambwala? – Talenti francez ne bankën rezervë të Man United në sfidën ndaj Liverpoolit

Liverpool dhe Manchester United janë duke luajtur në “Anfield” ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Kjo është hera e parë që United viziton “Anfield” që prej humbjes turpëruese me rezultat 7-0 sezonin e kaluar.

Liverpool janë momentalisht dhjetë pikë para Unitedit të cilët jo shumë kohë më parë u eliminuan nga Liga e Kampionëve.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 18:33:22" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 18:33" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 18:33

46′ Fillon pjesa e dytë e takimit

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 18:20:05" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 18:20" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 18:20

Liverpool – Manchester United, mbyllet pa fitues pjesa e parë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes dy rivalëve të vjetër Liverpool dhe Manchester United.

Kjo ndeshje që po zhvillohet në “Anfield” është e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

45 minutëshi i parë në përgjithësi u karakterizua me një lojë të qetë nga të dyja skuadrat.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 18:18:34" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 18:18" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 18:18

Mbyllet pjesa e parë

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 17:58:56" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 17:58" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 17:58

28′ Rast shumë i mirë për Liverpool. Van Dijk gjuan me kokë, pret Onana.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 17:30:10" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 17:30" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 17:30

Nis ndeshja

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 17:01:19" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 17:01" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 17:01

Formacionet zyrtare, Liverpool – Man Utd: Klopp dhe Ten Hag duan fitore

Liverpool dhe Manchester United përballen në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Në pesë ndeshjet e fundit, Liverpooli ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa Manchester United ka tri fitore dhe dy humbje.

Liverpooli është në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, ndërkaq Manchester United ka dhjetë më pak dhe mban pozitën e shtatë.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 16:21:55" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 16:21" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 16:21

Formacioni më i mirë i kombinuar i Liverpool dhe Man United, sipas vlerave të lojtarëve

Në formacionin më të mirë të kombinuar mes Liverpool dhe Manchester United të krijuar nga Football Transfers, “Të Kuqtë” kanë dominim të plotë me tetë lojtarë, ku lojtari më i vlerësuar është Dominik Szoboszlai me 65.8 milionë euro ndërsa pas tij vijnë Mo Salah (57.5 milionë), Alexander-Arnold (57.1 milionë), Alisson (54.2 milionë), Cody Gakpo (49.1 milionë), Gravenberch (45.9 milionë), Konate (29.4 milionë) dhe Van Dijk (26.6 milionë).

Ndërkohë, Manchester United përfaqësohet me tre lojtarë në këtë formacion, me Hojlund kartoni i të cilit vlerësohet rreth 62.2 milionë euro dhe pas tij Rashford (53.6 milionë) dhe Shaw (27.4 milionë).


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-17-2023 14:15:52" ["time"]=> string(16) "17/12/2023 14:15" ["update"]=> bool(false) } 17/12/2023 14:15

Ten Hag konfirmon se Rashford mund të luaj ndaj Liverpoolit, por jo edhe Maguire

Liverpool dhe Manchester United do të përballen sot në derbin e javës në Ligën Premier, me Djajtë e Kuq që kanë shumë mungesa.

Kur u pyet për një përditësim mbi dëmtimet e fundit përpara ndeshjes me Liverpool, Erik ten Hag foli për mungesat që ka. Lajmi i plotë

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-16-2023 23:56:37" ["time"]=> string(16) "16/12/2023 23:56" ["update"]=> bool(false) } 16/12/2023 23:56

Këto janë 12 statistikat që duhet të dini para sfidës mes Liverpoolit dhe Man United

Dy rivalët e vjetër anglez, Liverpool dhe Manchester United do të takohen në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit anglez.

Në pesë ndeshjet e fundit, Liverpooli ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa Manchester United ka tri fitore dhe dy humbje.

Liverpooli është në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, ndërkaq Manchester United ka dhjetë më pak dhe mban pozitën e shtatë.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-16-2023 23:26:03" ["time"]=> string(16) "16/12/2023 23:26" ["update"]=> bool(false) } 16/12/2023 23:26

Klopp paralajmëron Liverpoolin para sfidës me Man United: 7-0 ishte një rezultat i çuditshëm

Jurgen Klopp ka insistuar se kritikët e Manchester United janë gabim kur mendojnë se ata nuk kanë ndonjë shans ndaj Liverpoolit nesër (e diel) në “Anfield.

Ekipi i Ten Hag është duke kaluar në një periudhë të vështirë, pasi u mposhtën në shtëpi me rezultat 3-0 nga Bournemouth dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes ndaj Bayernit.

Lideri i Ligës Premier, Liverpooli, që kanë dhjetë pikë më shumë se United, kishin fituar me rezultat të thellë 7-0 kur u takuan herën e fundit në muajin mars, por Klopp beson se ai rezultat i “çuditshëm” nuk do t’i ndihmojë ata këtë vikend.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-16-2023 23:25:15" ["time"]=> string(16) "16/12/2023 23:25" ["update"]=> bool(false) } 16/12/2023 23:25

Ten Hag: Kam mbështetjen e klubit, nuk i frikësohemi Liverpoolit edhe pse na mposhtën 7-0

Erik ten Hag insistoi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin se nuk i druhet shkarkimit, pasi sipas tij gëzon mbështetjen e plotë te Mancester United.

E ardhmja e holandezit është vënë shpesh në diskutim në këtë sezon, pasi Djajtë e Kuq kanë humbur 12 nga 24 ndeshjet që kanë zhvilluar në të gjitha garat.

Lexo lajmin e plotë…