8 makina të përfshira në dy aksidente kanë shkaktuar pesë të lënduar në Tiranë.
Policia konfirmoi se aksidenti i parë në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë- Durrës përfshiu 6 makina dhe si pasojë u lënduan 4 persona. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin një furgon dhe një benz me targa Tirane. Nga aksidentimi i tyre dhe bllokimi i rrugës u përfshinë në aksident edhe 4 makina të tjera dhe si pasojë u lënduan 3 persona që udhëtonin me fugon në linjën Durrës-Tiranë. Pas aksidentit të parë, një tjetër u regjistrua në rrugën 21 dhjetori në kryeqytet ku një makinë u përplas me makinën e patrullës së përgjithshme të policisë dhe si pasojë mbeti i plagosur lehtë oficeri i policisë i cili drejtonte automjetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtu