Ishulli norvegjez pa kufizime kohore ku dielli nuk perëndon për 70 ditë
Ciklet e çuditshme konvencinale të ditës e natës kanë zhgënjyer prej kohësh rreth 300 rezidentët e këtij ishulli, të cilët i bëjnë thirrje shtetit të Norvegjisë t’i lejojë të mos përfshihen në zonat e zakonshme kohore.
Në ketë ishull të largët dielli nuk perëndon për rreth një të pestën e vitit dhe fëmijët mund të luajnë deri në 2:00 të natës.
Ishulli Sommaroy, i cili është pjesë e rrethit Arktik, në perëndim të Tromso në Norvegji ka diell për rreth 70 ditë radhazi, nga maji deri në fund të korrikut. 70 ditët me dritë vijnë pas një dimri po aq të vrazhdë ku dielli nuk lind për afro të njëjtën periudhë 70-ditore.
Prej këtyre cikleve të pazakonta, banorët vendas po i bëjnë thirrje autoriteteve norvegjeze të vendosin kohën e tyre të pavarur nga pjesa tjetër e botës.
Rezidenti Kjell Ove Hveding shpjegon iniciativën në një video: “Nëse dëshiron të lyesh shtëpinë në 2:00 të natës këtu nuk ka problem, ashtu siç nuk ka problem të presësh barin në mesnatë apo të shkosh për banjë në det në 4:00 të mëngjesit”.
“Gjatë këtyre 70 ditëve kjo nuk ndikon për ne prandaj duam të jemi zona e parë jashtë kohës zyrtare”.
Banorët e ishullit kanë nisur në fakt të lënë prapa strukturën e zakonshme të ditës e natës teksa shumë biznese si peshkimi apo turizmi janë hapur në orare nga më të çuditshmet”.
Kjell tha në intervistë: “Në të gjithë botën njerëzit po mposhten nga stresi e depresioni, dhe kjo ka lidhje me ndjesinë e izolimit, ku një rol të rëndësishëm luan dhe koha, ora zyrtare. Prandaj duan të jemi një zone e lirë nga ora, ku secili të jetojë jetën e tij si të dëshirojë”.
Por, jo të gjithë në ishull ishin gati të ndryshonin stilin e jetesës në mënyrë drastike.
Malin Nordheim, receptioniste në një hotel, tha për mediat: “Një ndryshim i tillë mund të ishte problem me të ftuarit tanë që vijnë nga zonat e kohës konvencionale, ku ata duhet të bëjnë hyrjet e daljes në kohët e bareve dhe restorantit”. /Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Shtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?