LAJMI I FUNDIT:

I dogjën makinën para shtëpisë në Shqipëri, reagon personazhi i njohur në TikTok

I dogjën makinën para shtëpisë në Shqipëri, reagon personazhi i njohur në TikTok

Makina e personazhit të njohur në rrjetet sociale Kozak Braçi, është shkrumbuar nga flakët gjatë natës.

Përmes një video në TikTok ku shihet afër makinës së djegur, Kozak shprehet se nuk i intereson që i është djegur makina, por i erdhi keq sepse i biri u tremb pasi dëgjoi zhurmën e madhe.

Ai shprehet se ata që e kanë bërë nuk janë burra dhe inatçinj.


Në një video të publikuar në TikTok Kozak shprehet: Mirëmëngjesi, shiko çfarë bëhet këtu. Kanë ardhur të më djegin makinën dhe kujtojnë se kanë bërë ndonjë burrëri të madhe. Mua smë *** për makinën, se unë ble makinë të re, unë më shumë e kam që më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina. Ju nuk jeni burra që bëni këtë gjë, nesër iki e ble një makinë tjetër”, ka thënë Kozaku.

Ndryshe, më herët Kozaku është shprehur përmes një postimi në Instagram se zjarrvënia e makinës ka qenë e qëllimshme. Ai shprehet se nëse nuk i gjen shteti personat që e kanë bërë këtë gjë, do i gjejë vetë me shokët e tij.

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jo te makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama”, shkruan Braçi. /Tch /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori