LAJMI I FUNDIT:

Protestë në Theth, banorët ankohen për mungesën e energjisë elektrike, rrezikohet turizmi

Protestë në Theth, banorët ankohen për mungesën e energjisë elektrike, rrezikohet turizmi

Banorët dhe operatorët turistikë të Thethit vendosën të protestojnë për energjinë elektrike pranë hidrocentralit në Nderlysaj.

Ata thonë se tre bujtina janë djegur në vitet e fundit si rezultat i luhatjeve të energjisë ndërsa pajisjet elektroshtëpiake që dalin jashtë përdorimit janë të përvitshme. Banorët e Thethit akuzojnë drejtuesit e hidrocentralit që është me koncension.


Edhe turistët janë përballur me problemet që sjell mos furnizimi siç duhet me energji elektrike.

“Ne mbërritëm sot në mëngjes në Theth dhe tentuam të kontaktojmë hotelin që kishim rezervuar por nuk na u përgjigjën. U sorollatem për disa orë derisa rastësisht u takuam. Na treguan se nuk ka energji elektrike prandaj telefonat ishin te fikur. Edhe për ne është problem të jemi në një vend kaq të magjishëm por pa energji elektrike”, tha turistja për Top Channel.

“Jemi një grup të rinjsh spanjoll që kemi ardhur me pushime. Na pëlqen shume vendi por kemi pasur disa probleme sepse nuk mund të karikonim dot telefonat dhe kështu nuk mund të kontaktonim as me familjarët. Të vjen shumë keq sepse këtu është një parajsë e vërtetë dhe nuk gjendet zgjidhja për energjinë elektrike apo mbeturinat. Është një vend fantastik”, tha turisti.

Në një kohë që Thethi ka hapur dyert, duke pritur me qindra vizitor, dy janë kërkesat e bujtinave: Furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe pastrimi i mbeturinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori