LAJMI I FUNDIT:

Eksperti: Vetëm 5 për qind e kompanive në Shqipëri respektojnë 100 për qind kontratën e punës

Eksperti: Vetëm 5 për qind e kompanive në Shqipëri respektojnë 100 për qind kontratën e punës
Foto: Ilustrim

Eksperti i punësimit Erion Muça është shprehur se vetëm 5 për qind e kompanive në Shqipëri respektojnë 100 për qind kontratën e punës për punonjësit.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai nënvizoi se në shumë kompani në vendin tonë e kanë kontratën e punës vetëm formalisht pasi nuk respektohet pjesa më e madhe e saj.


“5 për qind e kompanive në Shqipëri, që respektojnë kontratën e punës 100 për qind. Ka një tendencë për të punuar me organizatat ndërkombëtare me përfaqësi dhe filiale në Shqipëri, kjo sepse ata vijnë me një model ndërkombëtar të mënyrës se si i trajtojnë dhe vlerësojnë punonjësit”, tha eksperti.

​1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
Lexo po ashtu ​1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

“Sot jemi para një fakti, kërkesa më e par ë që duhet bërë është respektimi i kontratës së punës në 100% të saj. Kontrata ekziston formalisht dhe nuk respektohet pjesa më e madhe e saj”, tha ai.

Në anën tjetër, avokati Gentjan Serjani është shprehur se punonjësit në sektorin privat nuk marrin dot leje nëse kanë ndonjë problem pasi nuk u paguhet dita e punës.

Ai theksoi se në shumë kompani në vendin tonë raportet mjekësore nuk njihen.

“Ka dhe probleme tjera. Një punonjës në sektorin privat e ka shumë të vështirë të marrë leje nëse ka një problem. Këtyre nuk u paguhet as leje shëndetësore. Nëse do të ketë një kontratë mjekësore, është e përcaktuar që raportet duhet të njihen”, tha ai.

Avokati më tej ngriti shqetësimin se punëtoret që punojnë në fasoneri janë të keqshfrytëzuar dhe të keqpaguar.

Sipas tij në këtë sektor ka punëtorë që nuk marrin as pagën minimale, madje ai tha se ka raste që për ata që marrin pagën minimale, siguracionet u zbriten nga kjo pagë.

“Ne sot shohim se në sektorin e fasonerisë kemi zonja të cilat shfrytëzohen keq dhe nuk kanë mundësi të reagojnë sepse thonë ne duhet të paguajmë kredinë. Janë të keq paguara”, tha Serjani.

“Ne sot shikojmë që ka sektorë të caktuar që nuk marrin as pagën minimale, apo që e marrin pagën minimale me kontratë pune, por të gjitha sigurimet shëndetësorë, apo shoqërore zbriten nga paga e tyre, pra nëse ne kemi një pagë minimale 340 mijë lekë të vjetra, 90 mijë lekëshin e sigurimeve shoqërore ia heqin nga paga punonjësit, dhe kompania nuk paguan asnjë lekë”, tha avokati Gentian Serjani.

Diskutimi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori