LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se Putini mund të vizitojë Turqinë në prill – tregon edhe arsyen e vizitës së presidentit rus

Erdogan thotë se Putini mund të vizitojë Turqinë në prill – tregon edhe arsyen e vizitës së presidentit rus

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Turqi më 27 prill për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të termocentralit bërthamor Akkuyu.

Duke folur në një intervistë në ATV-a Haber të mërkurën vonë, Erdogan tha se Turqia është e vendosur të vazhdojë me projektin e termocentralit bërthamor, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Ai vuri në dukje se “Putin mund të udhëtojë personalisht në Mersin ose të marrë pjesë përmes telekonferencës”.


E nisur si pjesë e bashkëpunimit Rusi-Turqi, NPP Akkuyu, centrali i parë bërthamor i Turqisë, pasi të përfundojë, pritet të prodhojë 35 miliardë kilovat-orë (kWh) energji elektrike në vit dhe do të plotësojë rreth 10% të nevojave të brendshme të energjisë elektrike.

Sipas kontratës afatgjatë, Rosatom ka rënë dakord të sigurojë projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, si dhe funksionimin e termocentralit.

Impianti, i cili do të ketë një jetëgjatësi të vlerësuar prej 60 vjetësh me një zgjatje edhe 20 vjet të tjera, do të prodhojë energji pa karbon gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Botë
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Botë
Kalo në kategori