LAJMI I FUNDIT:

Mospjesëmarrja në Post BBVK, Vedati reagon duke publikuar sondazhet që e kanë nxjerrë atë fitues dhe jo Stresin

Mospjesëmarrja në Post BBVK, Vedati reagon duke publikuar sondazhet që e kanë nxjerrë atë fitues dhe jo Stresin

Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesëmarrës në spektaklin Post Big Brother VIP Kosova, që u mbajt të hënën.

Teksa shumë prej banorëve të edicionit të parë të BBVK dhe katër prej finalistëve, po diskutojnë në tërësi për aventurën 100 ditore të këtij programi, Vedati duket se nuk ka pranuar që të bëhet pjesë.


Prezantuesja e emisionit, Elita Rudi, nuk i bëri të ditura arsyet për publikun, duke thënë thjeshtë që humoristi i grupit “Stupcat” e ka refuzuar ftesën.

Vedat Bajrami refuzon të marrë pjesë në Post Big Brother VIP Kosova pas finales
Lexo po ashtu Vedat Bajrami refuzon të marrë pjesë në Post Big Brother VIP Kosova pas finales

Ndërkohë, Vedati i cili në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova rezultoi i dyti, duket se ka qenë i indinjuar me faktin se nuk është shpallur fitues dhe mu për këtë arsye nuk ka dashur të marrë pjesë në Post BBVK.

Ai reagoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke publikuar fillimisht në InstaStory një sondazh i cili ishte hapur në faqen zyrtare të Klan Kosova në Facebook, në javën finale të BBVK.

Foto: Vedat Bajrami/InstaStory

Sondazhi në fjalë e kishe nxjerrë Vedatin fitues me 40 për qind epërsi ndërsa Stresi (i cili u zgjodh fitues), rezultonte i katërti në renditje, me Xhulin dhe Artanin që kishin më shumë vota se ai.

“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre”, ka shkruar aktori Bajrami në InstaStory.

Tashmë ka një favorit të madh për të fituar BBVK? Sondazhi i Telegrafit tregon në mënyrë te detajuar se sa janë të preferuar banorët
Lexo po ashtu Tashmë ka një favorit të madh për të fituar BBVK? Sondazhi i Telegrafit tregon në mënyrë te detajuar se sa janë të preferuar banorët

Njëjtë aktori i humorit ka vepruar edhe me sondazhin e Telegrafit, duke rishpërndarë një postim të këngëtarit Noga, i cili kishte publikuar artikullin e Telegrafit, i cili njoftonte lexuesit se në një sondazh online të hapur me mbi 40 mijë votues, Vedat Bajrami rezultonte fitues me 40 për qind të votave.

Foto: Vedat Bajrami/InstaStory

Në finalen e madhe të BBVK, pas Stresit dhe Vedati, e treta në renditje ishte Xhuli, pasuar nga Artan Thaqi dhe e pesta – këngëtarja Mbresa Hajrullahu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori