Personat që praktikojnë rregullisht aktivitet fizik me intensitet të moderuar për të paktën dy orë e gjysmë në javë gëzojnë një ulje të vdekshmërisë kardiovaskulare me 20-30 për qind krahasuar me ata që bën një jetë sedentare.
Ky është një nga mesazhet që pritet të përcillet nga kongresi i kardiogeriatrisë që po zhvillohet në Romë.
“Lëvizja jo vetëm që parandalon shumicën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kronike-degjenerative, por lejon ruajtjen më të mirë të efikasitetit fizik, duke garantuar kështu një përshtatje afatgjatë dhe jetë plotësisht të shëndetshme”, theksoi Lorenzo Palleschi, drejtor i Kompleksit Operativ të Njësisë së Geriatrisë, transmeton ANSA.
Palleschi kujtoi gjithashtu se si, për të moshuarit, mbajtja në lëvizje është thelbësore edhe në rast të pranimeve në spitale ose objekte të kujdesit shëndetësor, pasi lëvizshmëria e dobët çon në një rrezik në rritje të humbjes së autonomisë personale dhe komplikimeve.
“Megjithatë, pandemia COVID-19 paraqet sfida të reja dhe serioze që kërcënojnë të minojnë përpjekjet dhe përparimin e fundit drejt një kulture lëvizshmërie”.
“Masat e rrepta të distancimit social brenda objekteve të kujdesit shëndetësor, mungesa e personelit për shkak të rishpërndarjes në zona me nevoja të mëdha si dhoma e urgjencës apo kujdesi intensiv, mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe hezitimi i pacientëve ndaj lëvizshmërisë po kërcënojnë nxitjen e lëvizshmërisë brenda kujdesit shëndetësor si dhe mirëqenien e pacientëve të moshuar”, ka përfunduar ai. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?