LAJMI I FUNDIT:

Putin mund të sfidohet në të ardhmen nga themeluesi i grupit Wagner

Putin mund të sfidohet në të ardhmen nga themeluesi i grupit Wagner

Ditë më parë u raportua se pushteti Vladimir Putinit po i sfidohet Yevgeny Prigozhinit, themeluesi i grupit famëkeq, Wagner.

Sipas Mikhail Zyga, gazetar rus dhe autor i “All the Kremlin’s Men: Inside the Court of Vladimir Putin”, presidenti rus ishte “i sigurt se mund të dobësonte oligarkun”, i cili së fundi ka kritikuar taktikat luftarake të ushtrisë.


“Megjithatë, efekti mund të jetë i kundërt, ku shumë njerëz po e shohin Prigozhin si favoritin kryesor për ta pasuar Putinin”, tha ai për New York Times.

“Deri në fund të vitit 2022, shumë biznesmenë dhe zyrtarë të Moskës besonin fuqimisht se Prigozhin ishte një kërcënim i vërtetë”, pohoi gazetari.

Ai vazhdon duke iu referuar vendimeve të fundit të Putinit për të promovuar disa nga armiqtë kryesor të Prigozhinit, raporton skynews.

“Kjo loja tradicionale burokratike e Putinit, e cila ka qenë efektive, mund të mos funksionojë këtë herë”, deklaroi Zyga.

“Shumë rusë, sigurisht të bombarduar nga propaganda e Wagnerit, janë të zemëruar se pse ushtria nuk po korr suksese, por mercenarët. Duke emëruar gjeneralin Valey Gerasimov, komandant suprem, Putin merr përgjegjësinë për të gjitha disfatat. Kjo do të thotë se në të ardhmen e afërt, Prigozhin mund të sfidojë presidentin Putin. Ky i fundit mund të mos jetë më në gjendje të kundërshtojë Prigozhinin”.

Ndryshe, autoritetet shtetërore ruse për herë të parë kanë njohur suksesin e Wagnerit në Ukrainë. /Telegrafi/