Marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Gjermanisë janë duke u thelluar gjithnjë e më shumë nga viti në vit.
Gjermania është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit tonë, ku sipas të dhënave të Doganës është partneri i dytë i Kosovës sa u përket importeve.
Shteti gjerman plotësoi rreth 11 për qind të importeve të Kosovës gjatë vitit 2022.
Kosova më së shumti nga Gjermania importon vetura dhe makineri tjera të transportit, derisa vend të rëndësishëm zënë edhe medikamentet e ndryshme mjekësore dhe duhani.
Nga ana tjetër Kosova në Gjermani gjatë vitit 2022 eksportoi mallra në vlerë rreth 82 milionë euro apo 9.5 për qind e vlerës së përgjithshme të eksporteve.
Produktet kryesore që bizneset tona eksportuan në gjermani janë dyer, dritare, mobilie. Një vend të rëndësishëm në eksportet e Kosovës në Gjermani zunë edhe bimët mjekuese aromatike.
Miliona euro bizneset e Kosovës kanë fituar duke importuar speca në Gjermani gjatë vitit që sapo lamë pas.
Eksportet e Kosovës në Gjermani – 82 milionë euro
1. Dyer, dritare dhe skeletet e tyre – 24.5 milionë euro
2. Mobilie – 3.1 milionë euro
3. Grilla, rrjete dhe gardhe – 3.9 milionë euro
4. Bimë mjekuese aromatike (Ephedra) – 2.5 milionë euro
5. Dyshekë, jorganë e jastëkë – 2.5 milionë euro
6. Artikuj prej plastike – 2 milionë euro
7. Speca të freskëta dhe konservuara – 1.8 milionë euro
8. Paleta për mallra – 1.5 milionë euro
9. Pije freskuese – 1 milionë euro
10. Preparate për fasada, mure dhe tavane – 960 mijë
Importet e Kosovës nga Gjermania – 605 milionë euro
1. Vetura dhe goma – 207.5 milionë euro
2. Shufra, shkopinj, profile – 35 milionë euro
6. Automjete transporti të rënda – 32.7 milionë euro
5. Medikamente – 17.1 milionë euro
4. Cigare – 15.1 milionë euro
3. Djathëra të ndryshëm – 14.4 milionë euro
7. Autobusë – 7.9 milionë euro
8. Kos me fruta – 7.8 milionë euro
9. Shampona – 2.7 milionë euro
10. Deodorantë – 2.5 milionë euro
Vlen të përmendet se Republika Federale e Gjermanisë është prej donatorëve më të mëdhenj të Kosovës që nga paslufta.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksport të produkteve dhe Turqia për importin e tyre, janë partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë vitit 2022.
Dogana e Kosovës thotë se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro apo 11.23 për qind më shumë.
Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro.
Rritja e gjithëmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 për qind më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker