LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri i mërzitur pas humbjes, u kërkon falje fansave

Xherdan Shaqiri i mërzitur pas humbjes, u kërkon falje fansave

Xherdan Shaqiri u ka kërkuar falje tifozëve pas humbjes së thellë të Zvicrës nga Portugalia me rezultat 6-1, duke u eliminuar nga Katar 2022.

Shaqiri që ishte prej më të mirëve në fazën e grupeve, është paraqitur i mërzitur me humbjen dhe iu ka kërkuar falje tifozëve.

“Është vështirë të thuhet diçka pas një ndeshje si kjo. Jemi shumë të dëshpëruar dhe do të doja t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve në Zvicër në emër të ekipit”.


“Kjo që treguam sot nuk është fytyra jonë e vërtetë. Por ky është futbolli”.

“Trajneri na ka dhënë planin dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën në fushë. Por për fat të keq nuk funksionoi sonte. Ishte befasi për secilin, por të gjithë jemi profesionistë, e dëgjojmë trajnerin dhe mundohemi të japim më të mirën”.

“Gjithnjë ishim pak vonë, kemi pranuar gola nga ndërprerjet që nuk është dashur të ndodhë”, ka thënë Shaqiri për SRF. /Telegrafi/