LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pritet të hartojë kontratën e re kolektive

Qeveria pritet të hartojë kontratën e re kolektive

Qeveria e Kosovës së shpejti do të hartojë kontratën e re ndërsektoriale koletive.

Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e ekzekutivit këtë të mërkurë.


Ai tha se kontrata do të hartohet në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja për punonjësit në Republikën e Kosovës, shkruan Telegrafi.

“Qeveria e Kosovës, ministria përkatëse e punës, po përgatitemi për të hapur dialogun intensiv mbi diskutimin e kontratës së ardhshme ndërsektoriale kolektive për punonjësit tanë”, deklaroi Kurti.

“Ne do të paraqesim së shpejti paketën e re për kontratën ndërsektoriale në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja, për mbështetjen e dinjitetit të të punësuarve në Republikën e Kosovës”.

Ai tutje u shpreh se deri tani ka pasur kontrata kolektive të fragmentuara dhe në pak sektor.

“Ato kanë qenë të hartuara pa u përfillur çështja e kostos buxhetore duke na dëftuar se çfarë kanë qenë qëllimet e hartimit të tyre”, shtoi Kurti.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), të martën ka bërë shkëputjen e Kontratës Kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar 2021.

Shkëputja e kësaj kontrate nga MASHTI u tha se u bë për shkak të shkeljeve të shumta ligjore.

E ky vendim u cilësua i njëanshëm dhe i paligjshëm nga ana e përfaqësuesve të SBASHK-ut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori