Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO) ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë që e konsiderojnë si “keqpërdorim i parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me operatorët ekonomik”.
Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë”, me numër të prokurimit 615-22-4693-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 120,000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Podujevës.
“Për këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar gjithsej pesë (5) operator ekonomik. Sipas procesverbalit të hapjes së tenderëve Grupi i Operatorëve Ekonomik “Quality Asphalt & World Medium”, me vlerë të ofertës prej 101,730.96 euro, ishte oferta më e lirë. Ndërkaq, fitues i kontratës është shpallur “Rahovica Comerce”, me vlerë të ofertës prej 106,478.30 euro, respektivisht, rreth 5 mijë euro më shtrenjtë se oferta parë më e lirë”, thuhet në njoftimin e INPO.
“Gjetjet e INPO-s, tregojnë se komisioni për vlerësimin e tenderëve kishte konstatuar se ky Grup i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” është i papërgjegjshëm pasi që nuk e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit për kapacitet teknik dhe profesional, respektivisht nuk e plotëson kërkesën për “një (1) Menaxher të projektit – inxhinier i diplomuar ose master i ndërtimtarisë” pasi që sipas këtij komisioni “Menaxheri i emëruar për këtë aktivitet është i punësuar edhe në një kompani tjetër me orar të plotë””.
INPO thotë se ka kërkuar qasje në ofertat e të dy (2) ofertuesve respektiv, dhe pas analizimit të tyre vlerëson se vendimi i komisionit ka qenë krejtësisht i pabazuar në ligj dhe i dëmshëm për institucionin e komunës.
“INPO ka gjetur se Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” me të gjithë menaxherët e propozuar sipas kërkesave të dosjes së tenderit, ka lidhur parakontrata të vërtetuara me akt noterial. Andaj, arsyetimi i vendimit për eliminimin e Grupit të OE-ve “Quality Asphalt & Ëorld Medium”, është i padrejtë dhe paragjykues, rrjedhimisht i kundërligjshëm. Ligji për Prokurim Publik dhe Rregullat e prokurimit nuk e obligojnë operatorin ekonomik që të ketë stafin apo pozitat profesionale të punësuar paraprakisht, por kërkon që OE t’i ofrojë dëshmi të mjaftueshme autoritetit kontraktues se të gjitha kërkesat për kapacitet teknik dhe profesional i përmbush dhe i ofron në shërbim sipas termave të kontratës”.
Ky arsyetim sipas vlerësimeve të INPO-s, ka për qëllim manipulimin me procedura të prokurimit dhe favorizimin e OE-ve të caktuar.
“Tutje, INPO ka gjetur se pronari i kompanisë “Quality Asphalt” i cili ishte lider i Grupit të OE-ve i shpallur i papërgjegjshëm për kontratë dhe pronari i kompanisë “Rahovica Comerce”, e cila është shpërblyer me kontratë janë vëllezër. Rrjedhimisht, INPO me arsye dyshon se kjo është një skemë e planifikuar dhe e koordinuar në mes të OE-ve dhe Autoritetit Kontraktues. Këtë e argumenton edhe fakti se kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues, Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, nuk kishte parashtruar fare kërkesë për rishqyrtim apo ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit”.
“INPO kërkon nga Kryetari i Komunës së Podujevës marrjen e masave të menjëhershme administrative dhe disiplinore brenda përgjegjësive të tij ligjore kundrejt Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit dhe anëtarëve të komisionit për vlerësimin e tenderëve, si dhe të sigurohet se Komuna e Podujevës zbaton me përpikëri ligjin dhe rregullat e prokurimit dhe lufton skemat e manipulimeve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe trajtimin e barabartë të OE-ve në procedura të prokurimit”.
“INPO fton organet zbatuese të ligjit që të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore kundrejt keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik të argumentuar në këtë reagim”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit