Tetë të burgosurit për Rastin e Kumanovës refuzojnë të dalin në ajrë, nuk pranojnë ushqim, por vetëm ujë. Dy ditë me radhë po mbajnë grevë urie. E kjo përshkak se nuk u jepet mundësia e garantuar me ligj e cila parasheh që gjatë vitit të burgosurit të shfrytëzojnë vikende në liri.
Te Avokati i popullit Naser Ziberi kanë arritur shkresat e Irfan Lutfijut, Arsim Bajramit dhe Elham Arifit të cilët thonë se janë të diskriminuar për shkak të refuzimit të drejtorisë për t’i shfrytëzuar këto favore. Avokati i Popullit prej vitit të kaluar merret me këtë çështje dhe thotë se të gjitha kushtet janë të plotësuar por se fjalën e fundit e ka drejtori i burgut.
“Unë nuk po hy në kuptimin se a ka keqpërdorime apo jo, por vetëm po them se si procedurë janë të plotësuar të gjitha kushtet drejtori i burgut e bën vlerësimin e rrezikshëmrisë, dobisë së dhënies së favorit dhe në kuptime tjera të risocializimit të këtyre personave”, thotë Avokati i Popullit Naser Ziberi.
Edhe Avokati Asmir Alispahiq thotë se të gjitha parakushtet janë plotësuar për ta shfrytëzuar këto favore të garantuara me ligj.
“Nuk mund të kuptoj se cilat janë arsyet dhe cilat janë shkaqet për ta bërë këtë. Por unë u bëj apel institucioneve që ta shohim se cilat janë shkaqet dhe se përse të burgosurit nuk mund ta shfrytëzojnë këtë masë për vikende të lira të cilët janë të garantuara me ligj”, tha avokati Alispahiq.
Drejtori i Shutkës Filip Andonov thotë të burgosurit nuk plotësojnë një kusht.
“Këto favore nuk i kam miratuar përshkak se sipas rregullave të burgut ata nuk plotësojnë një kusht e ai është kushti për angazhim pune në burg. Ata së shpejti do të jenë të transferuar nga burgu i Shutkës dhe sigurisht që do tu mundësohen kushte për t’i gëzuar këto të drejta”, tha Andonov.
Ekipi i Avokatit të Popullit nesër do të vizitojë të burgosurit për të parë nga se në çfarë gjendje janë ndërsa drejtori Andonov thotë janë të gjendje të mirë shëndetësore . Ndryshe ashtu sikur “Rasti i Kumanovës edhe të dënuarit për terrorizëm janë edhe rastin e 27 prillit ku në mënyrë të dhunshme hynë në Kuvend, por dallimi është se ata shfrytëzojnë favorin për vikende të lira./KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë