Victoria Pavon, gruaja që mori drejtimin e CD Leganes dhe solli shpresë në klubin e futbollit
Presidentja e klubit të CS Leganes, Victoria Pavon, ka punuar pa u lodhur për 13 vjet me një qëllim të vetëm: që fqinjët e saj të ndihen krenarë për klubin e futbollit të qytetit të tyre.
Tani ai po lufton që ta kthej ekipin e sak në La Liga pas dy sezonesh në La Liga 2.
Victoria Pavon dhe burri i saj, Felipe Moreno, morën kontrollin e CD Leganes në fund të vitit 2008 kur klubi po luante në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.
“Nuk kishte sponsorë, nuk kishte pothuajse asnjë reklamë… Çdo vit duhej të bënim një rritje kapitali për të shpëtuar sezonin, ishte si një gropë pa fund”, kujton presidentja që disa vite më pare mendoi ta shiste klubin, por më vonë arriti elitën e futbollit spanjoll, shkruan Marca.
Me Pavon që drejtonte projektin, menaxhmenti i ri e kompensoi mungesën e burimeve me zgjuarsi dhe entuziazëm: “Ne reduktuam shpenzimet aq sa mundëm dhe familja bashkëpunoi që gjithçka të shkonte përpara. Ne bëmë gjithçka në mënyrë altruiste për të ndihmuar klubin”.
Shumica e atyre që e nisën projektin në ato fillime të pasigurta, u rritën së bashku me grupin, dhe sot janë ende pjesë e projektit të Leganes.
Victoria beson se nëse do të kishte një formulë magjike për ta çuar një skuadër në elitë, do të humbiste hijeshinë e saj, sepse “të gjithë do ta përdornin”. Por Pavón kishte një as në mëngë: “Rrethimi me një ekip pune shumë të përfshirë, me shumë ambicie dhe shumë dëshirë” që ndihmoi për të kapërcyer krizën e dyfishtë me të cilën u përball skuadra: ekonomike dhe iluzionin.
Në vitin 2008, klubi, i cili kishte qenë pjese e divizionit të tretë, mezi kishte një anëtarësi prej 1000 tifozësh. “Bëmë gjithçka për të tërhequr tifozët: ofruam dy bileta për një – secili anëtar mund të sillte një shoqërues -, festuam Ditën e Fëmijëve, Ditën e Gruas, Ditën e Pensionistëve… Atë ditë (kur ishte festa) ata hynin në stadium falas. Bashkëpunuan edhe lojtarët, madje shkuam me ta për të bërë aktivitete me fëmijët dhe për të dhënë autografe në qendër të qytetit”, kujton ajo fillimet me një përzierje nostalgjie dhe krenarie.
Kështu, me përpjekjet e të gjithëve dhe me mbështetjen e rikuperuar të tifozëve, CD Leganés arriti jo vetëm të dilte nga humnera e baltës, por edhe të shkruante histori.
“Viti që u promovuam në La Liga 2 ishte magjik”, e pranon Pavón.
Ky ishte kulmi i një angazhimi të familjes për ta afruar klubin me tifozët e Leganes. Promovimi përkoi edhe me miratimin e Dekretit Mbretëror që vendosi një shpërndarje të re të fitimeve nga të drejtat audiovizive, para që i dhanë CD Leganesit një shtysë të madhe.
Ngjitje historike, arritja në La Liga
Më 4 qershor 2016, vetëm katër vjet pasi u promovua në kategorinë e dytë, ‘Lega’ siç njihet ndryshe Leganes, u bë klubi më i ri i La Liga dhe atë për herë të parë në histori, në ditën kur mposhti CD Mirandes në Anduva.
Emocionuese dhe e madhe. Në vetëm 7 vjet, Victoria Pavon, kishte arritur ta dërojë klubin në elitë nga situata kur telefononte klubet tjera dhe ua kërkonte fushën për stërvitje.
Në atë kohë, Leganes arriti lavdinë sportive pasi u fut edhe në gjysmëfinalen të Kupës së Mbretit, pasi eliminoi Real Madridin në Santiago Bernabéu.
Por jo gjithçka ka qenë gëzim në këto 13 vite presidencë të Pavon, të cilës i është dashur të përballet edhe me kohë të vështira si p.sh. “2020 ishte një vit shumë i vështirë dhe shumë i trishtuar në shumë nivele. Por ne nxorëm një mësim shumë të vlefshëm duke mos mundur ta ndajmë gëzimin me tifozët në pandemi: se futbolli janë tifozët, janë ndjekësit dhe janë njerëzit që i japin atë madhështi”, thotë ajo.
Me këtë gjë në mendje, Pavon përballet me të ardhmen dhe qëllimin që “klubi të vazhdojë të rritet dhe që çdo ditë të ketë një vend më të rëndësishëm në elitën e futbollit spanjoll”.
Një botë burrash, ku tani edhe gratë po e thonë fjalën e tyre
Victoria Pavon ishte gruaja e parë në historinë 81-vjeçare të skuadrës bardheblu që mori presidencën. Një banore e përjetshme në Leganes , ajo pranon se fëmijët e saj fillimisht treguan dashurinë e saj për futbollin, të cilët përfunduan duke e infektuar atë me pasionin për këtë sport dhe për CD Leganes.
Kjo, së bashku me shpirtin e saj të palodhshëm, bëri që Leganense, ta fusë edhe në rrugën e shkollimit, ku mori një diplomë në Menaxhim Sporti.
E vërteta është se Pavon nuk e kishte ëndërruar kurrë të zinte një pozicion të tillë, ndoshta sepse atëherë ishte e paimagjinueshme që një grua ta bënte këtë.
Për fat të mirë, gjërat kanë ndryshuar me kalimin e viteve. “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, gjendja aktuale e grave nuk ka asnjë lidhje me atë të 13 viteve më parë”, thotë presidentja.
Asokohe, shumica e intervistave që i bëheshin asaj “ishin të përsëritura” dhe fokusoheshin tek statusi i saj si grua në futboll, pasi konsiderohej “një botë burrash”.
Por sot pozicioni i tyre është normalizuar dhe ka një prani gjithnjë e më të madhe të femrave në të gjitha fushat e futbollit.
Një shembull i mirë i tyre mund të gjendet në dhomën e zhveshjes së vetë CD Leganes. Jara Cuenca, Drejtoresha e Futbollit të Femrave në klub.
“Deri në vitin 2017 nuk kishim një femër dhe tani kemi pesë”, shprehet krenare presidentja, duke shtuar se “do të kishim më shumë nëse do të kishim më shumë fusha”.
Gratë si Pavón, Cuenca apo Amaia Gorostiza, presidente e SD Eibar, janë pasqyra në të cilën shikojnë veten sot të gjitha ato vajza që ëndërrojnë të arrijnë poste drejtuese në botën e futbollit profesionist.
“Tani vajzat e jetojnë njësoj ose me më shumë pasion se djemtë. E shohim çdo ditë, ka gjithnjë e më shumë lojtare, më shumë tifoze, trajnere… Ato po hyjnë në të gjitha fushat e klubit dhe me siguri do të jenë drejtoresha, trajnere dhe pse jo edhe presidente”, përfundon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi
“Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B” – përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje