LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sergio Oliveira, lojtar i Romës

Zyrtare: Sergio Oliveira, lojtar i Romës

Roma ka njoftuar se ka nënshkruar me Sergio Oliveiran në huazim me opsion blerje nga Porto.

29-vjeçari bashkohet me Giallorossët si huazimi për 1 milion euro me një opsion për ta blerë për 13 milionë euro.


“Klubi është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin me portugezin Sergio Oliveira”.

“Oliveira, 29 vjeç, bashkohet nga skuadra portugeze FC Porto në një marrëveshje fillestare huazimi deri më 30 qershor 2022”.

“Si pjesë e marrëveshjes, është përfshirë një opsion që do t’i mundësonte Giallorossëve ta bëjnë transferimin të përhershëm”, thuhet në njoftimin e klubit të Romës. /Telegrafi/