LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Igor Girkin pjesë e krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë

Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Igor Girkin pjesë e krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë

“Kufijtë e Ballkanit” nga Mikhail Polikarpov dëshmon se për interesat e kujt dhe kundër kujt luftuan vullnetarët rusë në Bosnje e Hercegovinë në fillim të viteve 1990.

Polikarpi ishte një prej tyre. Pas luftës ai do të shkruajë këtë libër, i cili në fakt është një përmbledhje e dëshmive dhe kujtimeve të vullnetarëve rusë që luftuan në BeH.

“Isha 25 vjeç dhe në vitin 1994 hipa në tren për në Beograd. Kufitarët hungarezë gati më ndaluan, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe arrita në Serbi dhe prej andej u nisa me autobus për në Sarajevë, në zonën e varrezave hebraike ku ndodhej baza e detashmentit vullnetar rus. Ne ishim pak. Gjithsej 17 persona. Por, serbët e vlerësuan shumë dhe ndjenë mbështetjen tonë”, do të kujtojë autori i librit dhe vullnetari Mikhail Polikarpov në një intervistë.


Libri u botua në vitin 2017 dhe u kushtohet ekskluzivisht vullnetarëve rusë që luftuan në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Vullnetari më i famshëm rus quhej Igor Girkin. Nofka e tij është “Strelkov” dhe ai u bë i njohur për publikun botëror për udhëheqjen e separatistëve pro-rusë në Ukrainë. Ai akuzohet për rrëzimin e një avioni civil malajzian në rajonin ukrainas të Donetskut, ku humbën jetën 298 pasagjerë.

Girkin luftoi në Vishegrad, një qytet në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore ku ushtarët serbë, nën komandën e kriminelit të dënuar të luftës Milan Lukiq, dogjën civilë boshnjakë të robëruar, kryesisht gra dhe fëmijë, për të ndezur zjarret.

Një vullnetar i lidhur me shërbimet e inteligjencës shtetërore të Rusisë, Girkin ishte bashkëluftëtar i vrasësve të Lukiqit.

Kushëriri i Milanit, Sredoje Lukiq mori pjesë në djegien e të burgosurve në Vishegrad. Tribunali i Hagës e paditi atë në vitin 1998. Sredoje Lukiq ka vite që fshihet në Moskë. Ai u dorëzua në vitin 2005, në të njëjtin vit kur kushëriri i tij Milan u arrestua në Argjentinë. Sredoje u dënua me 27 vjet burg. Milani është dënuar me burgim të përjetshëm. Igor Girkin apo “Strelkov”, një luftëtar rus nga Vishegradi, mbeti i lirë dhe sot udhëheq separatistët pro-rusë në Ukrainë.

“Heronjtë u varrosën në vend”, kishte thënë Mikhail Polikarpov në vitin 2019, duke folur për vullnetarët rusë në BeH. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori