Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimësinë e seancës së Kuvendit, sërish ka thënë se është e nevojshme shuarja e AKP-së.
Kurti u shpreh se me shuarjen e AKP-së, do të krijohet Fondi Sovran.
“Pse duhet të shuhet AKP-ja, sepse duhet të ndërtohet Fondi Sovran, nuk mundemi mi pas të dyja. Për ta shuar AKP-në duhet ta shkarkojmë bordin…Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, AKP-ja shuhet dhe ngritët Fondi Sovran”, deklaroi Kurti.
Më tej iu tha deputetëve të opozitës se nuk ka menduar se mund të pajtohen kaq shumë sa që dallimi kryesor të jetë për shpejtësi.
“Ashtu po i bie, jo u nxituat, jo pak shpejt, jo me pas mujt pak ma ngadalë na mendojmë që ma mirë ma shpejt. Pra nëse pajtohemi për destinimin, nëse shpejtësia është çështja atëherë unë do të thoja që gjërat e mira mund të vijnë ngadalë por gjërat e këqija duhet të ndalen shpejt”, tha Kurti.
Kurti shtoi se nëse do të ishin të ngadalësuar do ti kishin braktisur zotimet e tyre.
“Ngadalësimi do të ishte problemi, për këtë shpejtësi mund të diskutohet vetëm nëse është e mundur edhe më shpejtë. Çështjet e shpejtësisë diskutohen brenda partive politike, këtu duhet të diskutohen çështjet e destinimit”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë 2022-së
Sot u hap Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona