LAJMI I FUNDIT:

Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Mayorkas flet rreth fluksit të migrantëve të mitur

Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Mayorkas flet rreth fluksit të migrantëve të mitur

Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Alejandro Mayorkas mbrojti të martën përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj fluksit në rritje të të miturve të pashoqëruar në kufirin jugperëndimor të vendit.

Në një deklaratë, zoti Mayorkas tha se “situata me të cilën po përballemi aktualisht në kufirin jugperëndimor është e vështirë. Ne po marrim masa për ta përballuar.”

Por ai e bëri të qartë se sfida ishte madhore, duke thënë se agjentët e agjencisë së tij parashikojnë që të kapin numrin më të lartë të personave që kapërcejnë kufirin prej 20 vjetësh.


Zoti Mayorkas tha se politika e qeverisë është që t’i kthejnë në Meksikë të rriturit që vijnë vetëm dhe familjet, por që të strehojë fëmijë të pashoqëruar dhe t’i mbajë ata në strehime të verifikuara ose në shtëpitë e të afërmve.

Deri të dielën më shumë se 4000 fëmijë të pashoqëruar po mbaheshin nga zyrtarët e Patrullës Kufitare. Administrata e Presidentit Joe Biden po përpiqet t’i regjistrojë ata.

Por burimet janë të pakta. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore do të shndërrojnë një qendër masive kuvendesh në Dallas në një strehë të përkohshme për mijëra djem migrantë adoleshentë.

Në të njëjtën kohë, pamjet e fëmijëve që flenë në dysheme brenda ambienteve të mbingarkuara të Patrullës Kufitare kanë nxitur protesta nga grupet humanitare.

“Më lejoni të them së pari se kjo është shumë e trishtueshme”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të hënën duke e pranuar se sa e vështirë është gjendja.

“Alternativat këtu janë, ose të dërgohen fëmijët mbrapsht, ose të dërgohen në shtëpi të pakontrolluara, ose të punojmë për të shpejtuar vendosjen e tyre në strehime ku ata mund të marrin trajtim nga mjekët, burime arsimore, këshillim ligjor, këshillim për shëndetin mendor. Ne jemi përqendruar pikërisht tek kjo alternative dhe kjo është një përpjekje nga e gjithë administrate ndaj së cilës ne jemi të përkushtuar për të bërë ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur “, tha ajo.

Qeveria po përballet gjithashtu me kritika nga republikanët të cilët pretendojnë se fluksi u nxit nga masa të dobëta kufizuese. Udhëheqësi i Pakicës Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy vizitoi të hënën një qendër për mbajtjen e tyre në Teksas.

“Dhe pse po vijnë tani? Kur i pyet agjentët kufitarë ata janë edhe vetë të shokuar, sepse ata po lejohen të hyjnë lirisht në vend”, tha ai.

Administrata e zotit Biden thotë se vërshimi aktual po vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë po përpiqet të rindërtojë procedurat e imigracionit dhe azilit që ajo thotë se u shkatërruan nga presidenti paraardhës. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori