LAJMI I FUNDIT:

Besar Musolli konfirmon largimin nga Kukësi, e ardhmja e tij te Gjilani në Kosovë

Besar Musolli konfirmon largimin nga Kukësi, e ardhmja e tij te Gjilani në Kosovë

Pas tetë viteve qëndrim në kategorinë superirore te Kukësi, Besar Musolli është larguar nga kjo skuadër.

Mesfushori nga Podujeva ka qenë i pazëvendësueshëm tek kjo skuadër si dhe kapiten në edicionet e fundit.


Musolli ka lajmëruar se është larguar zyrtarisht nga Kukësi, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e re e Musollit pritet të jetë Gjilani, pasi ai ka një marrëveshje personale prej kohësh me klubin bardhekuq.

Gjithsesi mesfushori që është grumbulluar shpesh herë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës ka falënderuar presidentin e Kukësit, Safet Gjicin dhe të gjithë në këtë klub për mbështetjen e madhe gjatë këtyre tetë viteve.

Postimi lamtumirës i Musollit:

Çdo fillim e ka dhe një fund dhe për mua ka ardhur momenti që rrugëtimin me Kukësin dhe Superioren ta mbyll këtu.

Jam i lumtur që në 8 vite tek Kukësi kam arritur të fitoj gjithçka, të derdh lot gëzimi, të ngre trofe dhe të shkruaj historinë në Evropë, e mbi të gjitha të mbaj në krah shiritin e kapitenit, i cili për mua peshon shumë. Jam i lumtur dhe ndihem krenar që në çdo stadium ku kam shkelur kam gjetur mikpritjen e të gjithë tifozëve dhe kam pasur respektin e tyre. Nuk kam asnjë fjalë tjetër veç falënderimeve.

Kur kam ardhur në verën e vitit 2012 nuk e kisha menduar se kjo fanellë do më kthehej në një lëkurë të dytë. Nëse do të përmend emra do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për t’i përmendur të gjithë e nuk dua të harroj askënd. Një falënderim të madhe dhe mirënjohje të pafundme për çdo lojtar dhe pjesëtar stafi që kam pasur fatin e kënaqësinë të punoj, të mësoj e të gëzoj me ju. Nuk mund të mos falënderoj drejtuesit me në krye presidentin Safet Gjici.

Nuk dua të zgjatem, pasi nuk është aspak e lehtë të shkruaj e të flas për një vendim që nuk ishte aspak i lehtë, por i detyruar. Largohem nga Kukësi me respektin maksimal, duke lënë pas vetes një histori që është shkruar me germa të arta e nuk mund ta përshkruaj me fjalë gjithë emocionin që kam ndier. Largohem nga kampionati shqiptar për të qenë pranë familjes, e për t’iu dedikuar fëmijëve të mi.

Në fund, me përulësi, dua të falënderoj çdo tifoz të Kukësit, i cili për gjatë rrugëtimit tim më ka bërë të ndihem i vlerësuar në çdo minutë. Ju jeni dhe do mbeteni gjithnjë në zemrën time, jo si tifozët e mi, por si miqtë e mi dhe ata që më keni qëndruar pranë.

Ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë, ama Kukësi do jetë gjithnjë pjesë e jetës time, si epoka më e artë e karrierës time. I juaji, Besar Musolli B.M 23!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori