Kryeministri Avdullah Hoti dhe përfaqësues të shoqatave të familjeve të të zhdukurve, kanë bërë homazhe te Obelisku i personave të pagjetur, nga ku u kërkua që Serbia të tregojë se ku janë më të dashurve të tyre .
Kryeministri Hoti ka thënë se fati i të pagjeturve është plagë e hapur, dhe është temë edhe me e ndishme tash 20 vjet pas çlirimit.
Hoti ka thënë se kjo është temë kryesore për çdo marrëveshje që do të arrihet me Serbinë.
“Kjo është plagë e hapur akoma, është tema më e ndishme edhe pas 20 vjetëve të çlirimit. Nuk është e tepërt ta them para jush se kjo është çështja kryesore në çfardo marrëveshje që mund të arrihet për normalizim të marrëdhënieve për njohje reciproke me Serbinë, dhe nuk mund të jemi të qetë derisa familjet e të pagjeturve të dinë ku i kanë të dashurit e tyre”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, kryetari i Këshillit koordinues i Asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur, Ahmet Grajçevci, ka thënë se edhe ky vit po na gjen pa e zbuluar fatin e 1641 personave të zhdukur.
“Ne e dimë se Serbia i ka marrë të gjallë dhe i ka dërguar në Serbi dhe Ne si familjarë përgjegjësi kërkojmë rrugëtimin e tyre, vend ndodhjen e tyre dhe ku janë. Kjo përgjegjësi i takon shtetit Serb që të na dhëjnë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesit e organizatës“Zëri i Prindërve”, nga Mitrovicë. Kryetari i kësaj organizate, Bajram Qerkini ka thënë se kjo është ditë që i bëjnë me lot familjarët e të pagjeturve.
Ai ka kritikuar Qeverinë për siç thotë ai neglizhencën që ia kanë bërë kësaj organizate në këtë ditë.
“Jo neglizhencë, po maltretim i madh, jo bashkëpunim ashtu qysh duhet, jo ashtu 20 e diçka shoqata mos me ardh me durë në gjepa, në këtë ditë ndërkombëtare ku derdhin lot me miliona njerëz që nuk e dinë ku i kanë më të dashurit tonë. Edhe na i kemi 1643 të pagjetur, edhe ne është kanë mirë me qenë të paktën 200 veta këtu, edhe ne kish qenë mirë me ardhur prej çdo komune bile 20 veta këtu. Çka u ba me neve kështu? Deri kur? Edhe sa duhet me ba kësi gjana në mes veti politikisht me një qëllim. Qëllimi kryesor është zbardhja e fatit të pagjeturve, por edhe jetesa e juve, e fëmijëve të juaj”, ka thënë Qerkini. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025