Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka shkarkuar nga detyra myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.
Lajmin e ka konfirmuar për RTV Ora vetë Gurra, i cili shprehet se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të reaksionit të zgjedhjeve të marsit.
Mësohet se vend të Gurrës është emëruar Lauren Luli, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit.
Në zgjedhjet e marsit kur kryetar i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar u zgjodh Bujar Spahiu, Gurra deklaroi se nuk pranonte rezultatin, madje e quajti procesin zgjedhor një farsë.
“Kemi një farsë të organizimit të zgjedhjeve në këtë mënyrë, një organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar KMSH, mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe të disa myftive, por edhe të shoqërisë civile, por edhe katapultimin e titullarit. Organizatë të cilët dihen publikisht… Ajo çka prekët ju gylenistët, apo kemalistët, apo dikush tjetër gjetkë sigurisht që nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarjesh dhe në të tilla katapultime të krerëve të KMSH të këtij vendi, sepse detyrimi i parë është që shqiptarët ta zgjedhin vetë kryetarin pa ndikime, qofshin këto organizative, qofshin financiare, apo ideologjike”, kështu shprehej Gurra.
Myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë.
Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti, si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.
Ish-myftiu i Tiranës, Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarin në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite