LAJMI I FUNDIT:

Acarohet situata: Rusia dërgon luftanije në Mesdheun lindor

Acarohet situata: Rusia dërgon luftanije në Mesdheun lindor

Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.

Fregata “Admiral Grigorovich” e Putinit, la sot portin e Sevastopolit në Krime, për t’u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan.

Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian “Tartus”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.


Ministria e Jashtme ruse e quajti një “qasje të papërgjegjëshme”, sulmin amerikan mbi Siri.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos e kuptojnë faktin se trupat qeveritare siriane nuk kanë përdorur armët kimike atje. Damasku, thjesht nuk i ka këto armë kimike, siç është konfirmuar nga një numër i madh ekspertësh të kualifikuar. Është e qartë se sulmi amerikan ishte i përgatitur paraprakisht dhe se ngjarja me armët kimike shërbeu vetëm si pretekst për një shfaqje të forcës”, u tha nga Ministria e Jashtme Ruse.

Si rrjedhojë e tensionit në rritje, Rusia ka pezulluar komunikimin me SHBA-të, nga një linjë telefonike e specializuar ushtarake, e projektuar për të parandaluar konfliktin midis dy superfuqive, pas sulmeve ajrore ne Siri.

Kjo linjë telefonike, e quajtur “deconfliction line”, ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, ka qenë e përshkruar si e papërsosur, por thelbësore në kohën e tensioneve.

Në këtë linjë, një kolonel amerikan rusisht-folës, mban kontakte me homologët rusë në Siri dhe pikërisht nëpërmjet kësaj linje, SHBA njoftoi Rusinë për sulmet e pashmangshme të së premtes në mëngjes mbi Siri.

Kjo linjë telefonike shërben edhe si një kanal i sigurimit të fluturimeve.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori