Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë zbuluar dhe çuar në arrestimin e disa personave, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas prokurorisë, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë arrestuar shtetasit nga Delvina dhe Saranda: Arben Kanina, 44 vjeç; Petro (Abedin) Kuçi, 44 vjeç; Mirel Ademi, 31 vjeç; dhe Artur Shukulli, 42 vjeç.
Këta persona dyshohet se, bashkë me disa të tjerë, në të paktën dy episode të ndryshme, kanë tentuar të trafikojnë në Itali rreth 85 kg lëndë narkotike canabis, si edhe në Greqi rreth 670 kg lëndë narkotike, në vitin 2014. Në këto ngjarje janë përfshirë një numër i lartë personash, disa prej të cilëve janë arrestuar kohë më parë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se arrestimi i personave të mësipërm është bërë pasi gjykata ka caktuar ndaj tyre masën “arrest në burg”, pas kërkesës së organit të akuzës.
Hetimet e kryera nga prokuroria
Në datë 04.10.2013 janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, në vijim të një hetimi të nisur pak kohë para arrestimit të tyre, shtetasit Arben Mullolli dhe Romeo Mataj. Në mjetin në përdorim të tyre u gjet një sasi prej rreth 85 kg lëndë narkotike, të cilën po synonin ta trafikonin në drejtim të Italisë. Këta persona ishin në vëzhgim, në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda të nisur ndaj tyre dhe disa personave të tjerë. Pjesë e këtij grupi dyshohet se ka qenë edhe shtetasi Odise Verbofshi, banues në Durrës.
Ky shtetas konsiderohej si një prej personave që organizonte banorë nga Fushë-Kruja për mbledhjen e sasive të canabis-it, të cilën më pas synonte ta trafikonte jashtë Shqipërisë. Në një nga episodet e shkëmbimit të lëndës narkotike në banesën e tij në Durrës, Odise Verbofshi vret dhe djeg në makinë dy persona, Shaban Babasi dhe Albert Kasalla. Sipas hetimit të Prokurorisë së Durrësit për këtë rast, Verbofshi dhe dy viktimat ishin konfliktuar për cilësinë e lëndës narkotike të siguruar në Fushë-Krujë dhe pagesës që duhej të bënte Verbofshi. Për këtë episod, Odise Verbofshi është dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, që ai rezulton të jetë pjesë thelbësore e grupit që është aktualisht në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Gjatë hetimit të këtij grupi nga Tirana, në fillim të vitit 2014, Prokuroria për Krime të Rënda konstaton se ata bashkëpunin me disa persona të tjerë, kryesisht nga Delvina dhe Lazarati. Hetimi është zhvilluar para ndërhyrjes së forcave të Policisë në fshatin e Lazaratit. Pjesëtarët e grupit nga Tirana kishin porositur një sasi lënde narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin për në Greqi.
Ky plan u zbulua gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe grupi i personave u mbajt nën mbikqyrje. Nga vëzhgimi, disa persona po tentonin të trafikonin nëpërmjet kufirit malor me Greqinë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me anën e mushkave. Por ky plan nuk u rezultoi i suksesshëm, për faktin se grupi i personave me kafshë po ndiqej nga policët që i kishin nën vëzhgim.
Mesnatën e datës 27.04.2014, policia ndërhyri, por mundi të arrestonte në flagrancë vetëm shtetasin Artur Balilo, i cili gjendej në një mjet me 3 persona të tjerë, të cilët po koordinonin trafikimin e lëndës narkotike me kafshë. Gjatë arrestimit të Balilos u gjet edhe një armë automatike, ndërkohë që personat e tjerë u larguan me shpejtësi në errësirë. Po ashtu, nuk u bë e mundur kapja e lëndës narkotike në atë moment, pasi terreni ishte i thyer dhe errësirë, gjë që vështirësonte planin operacional policor.
Kjo lëndë narkotike u zbulua dy ditë më pas, më datë 29.04.2014, në një automjet në fshatin Varfaj, në vijim të operacionit policor, të koordinuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
“Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit
Antikorrupsion: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak