LAJMI I FUNDIT:

Mbappe arrin marrëveshje të re me PSG-në, ky është një lajm i mirë edhe për Real Madridin

Mbappe arrin marrëveshje të re me PSG-në, ky është një lajm i mirë edhe për Real Madridin

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe thuhet se ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për të lejuar largimin e tij në verën e vitit të ardhshëm dhe ky lajm i konvenon Real Madridit, i cili ka kohë që është i interesuar për të.

Mbappes i detyrohet një bonus besnikërie prej 40 milionë eurosh për të qëndruar në PSG këtë sezon, por lojtari ka rënë dakord të mos marrë paratë nëse do të lejohet të largohet në 2024.

Është gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar një gjë të tillë.

“Kylian Mbappe ka rënë dakord të mos marrë bonusin e tij vjetor të besnikërisë për të luajtur sërish me PSG-në”, ka thënë fillimisht Fabrizio Romano.

“Me sa dëgjoj, mendoj se destinacioni i tij verën e ardhshme do të jetë Real Madrid, qoftë me klauzolë apo pa pagesë”, përfundoi italiani.

PSG synon pesë lojtarë të Real Madridit si 'hakmarrje' për Kylian Mbappe
Lexo po ashtu PSG synon pesë lojtarë të Real Madridit si 'hakmarrje' për Kylian Mbappe

Duhet theksuar se Real Madridi nuk bëri asnjë përpjekje për të nënshkruar me Mbappe këtë verë pasi nuk dëshironte një betejë transferimi me PSG.

Megjithatë, Los Blancos do të dalë me të gjitha armët verën e ardhshme për të marrë njeriun e tyre pasi ai do të jetë i disponueshëm falas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Përfaqësueset
Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Premier League
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Përfaqësueset
Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

La Liga
Zyrtare: Nuri Sahin merr postin e trajnerit tek Dortmundi

Zyrtare: Nuri Sahin merr postin e trajnerit tek Dortmundi

Bundesliga
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë - Sylvinho ka dy dilema

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë - Sylvinho ka dy dilema

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori