LAJMI I FUNDIT:

Katër fëmijë gjenden të gjallë në xhungël – 40 ditë pas një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi

Katër fëmijë gjenden të gjallë në xhungël – 40 ditë pas një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi

Katër fëmijë janë gjetur të gjallë – pesë javë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në xhungël të dendur.

Ata u shpëtuan nga ushtria kolumbiane, jo shumë larg vendit ku u rrëzua aeroplani Cessna 206. Tre persona të rritur në bord, përfshirë edhe pilotin, humbën jetën, raporton skynews.


Kërkimet shteruese ishin duke u zhvilluar për fëmijët – të cilët janë të moshës 13, nëntë, katër vjeç ndërsa më i vogli vetëm 11 muajsh.

Zyrtarët kishin besim se ata janë ende gjallë pasi zbuluan frutin e hedhur që të rinjtë kishin ngrënë për të mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit kishin zbuluar gjithashtu strehimore të improvizuara të bëra me bimësi në xhungël gjatë përpjekjeve për të ndjekur gjurmët e tyre.

Të rinjtë janë dërguar në kryeqytetin e Bogota-s për t’u kontrolluar nga mjekët – dhe pamjet tregojnë një helikopter duke përdorur litar për t’i tërhequr ata, sepse nuk mund të zbarkonte në pyllin e dendur tropikal.

Grupi prej katër fëmijëve po udhëtonin me nënën e tyre nga fshati Amazonian Araracuara në San Jose del Guaviare kur aeroplani u rrëzua.

Ata janë anëtarë të fisit Huitoto dhe zyrtarët thanë se fëmijët kishin disa njohuri se si të mbijetonin në pyjet e shiut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori