LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° partlycloudy_night

Komuna e Prizrenit planifikon ndërtesë të re për administratën lokale me parking nëntokësor

Komuna e Prizrenit planifikon ndërtesë të re për administratën lokale me parking nëntokësor

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit janë duke shqyrtuar mundësitë për ndërtimin e një objekti të ri për administratën lokale, me qëllim që të gjitha drejtoritë të vendosen nën një kulm.

Në buxhetin për vitin 2025, sipas zyrtarëve të lartë komunalë, është planifikuar studimi i fizibilitetit për një projekt të tillë kapital, që në rast se realizohet do të krijonte kushte më optimale për punën e administratës komunale, por edhe vendparkingje për qytetarët dhe vizitorët, raporton Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se ideja fillestare është që të ndërtohet një objekt shumë funksional, i cili do ti plotësonte nevojat e administratës komunale, por në të njëjtën kohë do të ofronte edhe hapësira për nevojat e komunitetit, sikurse edhe një parking të madh nëntokësor për nevojat e qytetarëve dhe vizitorëve.


“Në buxhetin e planifikuar, njëra prej risive është projekti për objektin e ri të Komunës. Tashmë dihet se administrata jonë funksionon në disa objekte. Ideja është që Komuna më pas një ndërtesë të re, ku të gjitha drejtoritë do të operonin në një vend”, ka thënë Gashi.

Aktualisht disa drejtori veprojnë në ndërtesën e administratës, derisa Drejtoria e Ekonomisë, Drejtoria e Inspektorateve, Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Drejtoria për Turizëm veprojnë secila në ndërtesa të ndara, raporton Telegrafi.

Nënkryetari Gashi ka sqaruar se lokacioni i paraparë për ndërtimin e objektit të ri komunal është në lagjen “Bazhdarhane”, tek ngastra që shërben si parking përballë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.

“Fillimisht presim që të hartohet studimi i fizibilitetit, e pastaj projekti zbatues. Fillimi i punimeve do të duhet të ndodhte kah mesi ose fundi i vitit të ardhshëm, por kjo varet nga rezultate i studimit të fizibilitetit meqë jemi duke folur për një projekt shumë funksional, me hapësira për nevojat e Komunës, salla dhe hapësira për komunitetin dhe parking, ku sipas diskutimeve të para do të krijoheshin vende për një mijë vetura. Por krejt varet nga fizibiliteti”, ka deklaruar Gashi.

Në të njëjtën kohë ka pranuar se për ngastrën në fjalë ka pasur shumë kërkesa për projekte të ndërtimit kolektiv nga investitorët privatë, raporton Telegrafi.

“Me realizimin e këtij projekti do të mbyllej edhe ky diskutim”, ka përfunduar Gashi.

Ekzekutivi komunal i Prizrenit ka hartuar buxhetin për vitin e ardhshëm. Por ky dokument është ende në shqyrtim nga komitetet e përhershme lokale, para se të dërgohet në Kuvendin e Komunës për miratim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin

Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin

Premier League
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro

Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori