LAJMI I FUNDIT:

Sulm në Virginia, 19-vjeçari me katër armë qëlloi mbi turmën gjatë ceremonisë së mbrëmjes së maturës – vriten dy persona dhe plagosen pesë tjerë

Sulm në Virginia, 19-vjeçari me katër armë qëlloi mbi turmën gjatë ceremonisë së mbrëmjes së maturës – vriten dy persona dhe plagosen pesë tjerë

Një person i armatosur 19-vjeçar hapi zjarr të martën mbrëma në Richmond, Virginia, ndërsa qindra njerëz qëndruan jashtë në një park pas mbrëmjes së maturës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, tha shefi i policisë së qytetit, Rick Edwards.

Disa njerëz u plagosën ndërsa u përpoqën të largoheshin nga të shtënat, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare që u godit nga një veturë, u tha gazetarëve të martën mbrëma shefi i policisë, transmeton Telegrafi.


“Policia fillimisht arrestoi dy persona, por më vonë tha se njëri nuk ishte i përfshirë. Policia do të ngrejë dy akuza për vrasje të shkallës së dytë kundër 19-vjeçarit, i cili hetuesit besojnë se mund të ketë njohur një nga viktimat dhe të ketë pasur katër armë”, tha Edwards.

Një 18-vjeçar që u diplomua të martën, dhe një 36-vjeçar që ndiqte ceremoninë në një teatër pranë parkut u vranë.

“Të shtënat ndodhën në Monroe Park pas një ceremonie në shkollën e mesme Huguenot në Teatrin Altria”, tha zyrtari i Shkollave Publike Richmond, Matthew Stanley.

Parku ndodhet në kampusin e Universitetit të Commonwealth të Virginia, përballë teatrit.

Përveç dy të vrarëve, pesë të tjerë – një djalë 14-vjeçar dhe katër burra të moshës 31 deri në 58 vjeç – morën plagë me armë zjarri.Katër nga të plagosurit pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën, theksoi Edwards.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia e ka ndaluar dhe arrestuar.

“Ceremonia e diplomimit përfundoi dhe maturantët ishin jashtë duke bërë foto me familjet e tyre kur ndodhën të shtënat”, tha mbikëqyrësi i shkollave publike në Richmond, Jason Kamras. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori