Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka vizituar në Hagë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Lladrovci përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka përshkruar takimin me shumë emocione, siç ka theksuar ai në fillim të takimit nuk ka ditur as nga t’ia filloi, transmeton Telegrafi.
“Njohja ime me ish presidentin, kryeministrin, Drejtorin e Drejtorisë politike të UÇK-së, është shumë e hershme. Aq e hershme sa në fillim të takimit, nuk e dija as nga t’ia filloja. Mall i fuqishëm sa fryma më zihej dhe tërë një jetë më doli përpara.
Më dolën përpara shokët që më nuk i kemi, shokët që e bënë historinë. Pastaj, u ktheva në realitet, kjo barrë e pashembullt që i është ngarkuar heronjve tanë të luftës dhe paqes është edhe një betejë që do ta bëjnë për Kosovën, edhe një betejë për kombin”, thotë Lladrovci, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai ka shtuar “gjatë kohës sa qëndrova me Hashimin, pata rastin t’i them se shpirti po na digjet për ta, ndjenjat po na vlojnë, por, kemi besim se gjithçka do të jetë në rregull dhe drejtësia do të triumfojë”.
“Shoku im Hashimi, ishte sikur i ditëve të para të njohjes tonë, plotë energji, besim në veten dhe kauzën që përfaqëson, kauzën e drejtë të cilën ia ngarkoi historia – mbrojtjen e popullit të tij dhe shtetit që u krijua nga sakrifica mbinjerëzore e atdhetarëve dhe bota demokratike, në krye me NATO-n. Edhe një herë ia hoqi retë e zeza Kosovës”, ka theksuar më tej ai.
Kreu i Drenasit e ka përshkruar të vështirë edhe takimin me Kadri Veselin.
“Ta kesh shok e mik Kadri Veselin, është bekim. Takimi ishte i vështirë, sepse, me jetën e tij dhe atdhetarizmin e kulluar, nuk e ka merituar as një minutë të jetë i penguar për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Si çdo herë, Kadriu flet me zemër, me plotë besim në rrjedhën e ngjarjeve të mira për Kosovën dhe popullin e saj, sepse, ne ishim në anën e duhur të historisë, ishim të brumosur me ndjenjat më humane përballë okupimit që domosdo duhej ndërprerë, me çdo çmim”, ka pohuar ai.
Lladrovci ka theksuar se “takimi tre orësh, kaluan si tre minuta”.
“Ishte e pabesueshme se sa lehtë Kadriu e interpreton të tashmen dhe të ardhmen tonë euro-atlantike, vlerat e shtetit tonë, të njerëzve tonë, durimin e tij dhe heroizmin e paparë që e cilëson çdo popull fisnik – sakrificën. Ndarja ishte e rëndë, plumb, megjithatë, liria e shpirtit të tij është e pacenueshme, e ngjashme sikur e të gjithë atdhetarëve tanë, të cilët ishin në gjendje të japin gjithçka për lirinë e Kosovës. Kosova kurrë nuk do të mbetet pa histori”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë