Bosnjë e Hercegovina është duke i bllokuar prodhimet e shtetit të Kosovës të cilat eksportohen atje. Kjo bllokadë po bëhet në kundërshtim me parimet e CEFTA-s për tregti të lirë të cilat nuk po respektohet fare në rastin e kompanisë “Vita” nga Kosova.
Përkundër ankesave dhe njoftimit te institucionet kosovare të këtyre bllokadave, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga shteti.
Portali “Paparaci”, javën e kaluar ka kërkuar sqarime nga Ministria e Tregtisë lidhur me këtë çështje por nuk ka pranuar asnjë përgjigje lidhur me çështjen e bllokadës së vendosur nga shteti i Bosnjë e Hercegovinës ndaj prodhuesve kosovarë.
Kompania “Vita” kishte njoftuar opinionin se janë duke u bllokuar me barriera jo-tarifore për eksportin e produkteve në territorin e Bosnjes, duke mos u respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë.
“Kompania “Vita” si lider dhe themeluesi i industrisë së qumështit në Kosovën e pas luftës është duke u bllokuar me barriera jo tarifore të eksportoj produketet në territorin e Bosnjës dhe Hercegovines duke mos respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë dhe duke i shkaktuar dëme ekonomike direkte vendit tonë.”, thuhej në komunikatë, shkruan “Paparaci”.
Kompania “Vita” përkundër tentimeve që të marrë sqarime nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës për trajtimin e barabartë sikurse produktet e këtij shteti në Kosovë, nuk ka marrë kurrfarë përgjigjje.
Sipas të dhënave të bilancit të tregtisë mes dy vendeve, Kosova importon përafërsisht 66 milionë euro nga Bosnja, ndërsa Bosnja vetëm 11 milionë nga Kosova.
Bonja dhe Hercegovina është shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës madje lëvizja e qytetarëve atje akoma bëhet me viza përkundër përpjekjeve të “Procesit të Berlinit” për lëvizje me letërnjoftime kjo nuk ka ndodhur, pasi Bosnje Hercegovina nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend