LAJMI I FUNDIT:

Ndreqe.com dhe Telegrafi me marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin e lajmeve lokale

Ndreqe.com dhe Telegrafi me marrëveshje bashkëpunimi për mbulimin e lajmeve lokale

Organizata Demokraci Plus (D+) dhe Telegrafi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që për synim kanë të ndikojnë në përmirësimin e performancës së institucioneve lokale dhe inspektorëve mjedisorë.

Demokraci Plus do të ofrojë në dispozicion të Telegrafi.com të gjitha raportimet në platformën ndreqe.com, ndërsa Telegrafi.com do të fokusohet edhe më shumë në informim, avokim dhe raportim për lajme që vijnë nga kjo platformë dhe komunat.

Ndreqe.com është platformë online që mbledhë ankesat e qytetarëve për shërbime publike komunale dhe i portretizon në një hartë interaktive.


Pas nënshkrimit të memorandumit, Debora Peci – menaxhere e projekteve në Demokraci Plus tha se e kanë parë të nevojshme bashkëpunimin me media që ndihmojnë në promovimin e kësaj platforme në zonat ku ndreqe.com ende nuk ka arritur.

“Përmes platformës ne kemi parë që komunat vazhdimisht kryejnë punë shumë të mira për komunitetin dhe qytetarët e vet, megjithatë ato rrallë herë dalin në publik dhe marrin meritat që iu takojnë. Po shpresojmë që falë bashkëpunimit me media do të mund që ndreqjet që raportohen përmes platformës të promovohen dhe qytetarët t’i shohin punët e mira që kryhen nga komunat”, deklaroi Peci.

Ndërsa, Muhamet Hajrullahu – kryeredaktor i Telegrafit tha se si media online janë të interesuar që përmes këtij memorandumi të mbulojnë dhe të kenë në fokus ngjarjet e temat lokale.

“Si media online jemi të interesuar që të mbulojmë dhe të kemi në fokus ngjarjet që kanë të bëjnë me lajmet lokale. Me këtë memorandum me ndreqe.com mendojmë që të avancojmë sa më shumë ngjarje dhe tema që njerëzit raportojnë, jo vetëm ato negative por edhe lajme pozitive. Në komunat tona ka shumë zhvillime pozitive që përmes kësaj platforme synojmë t’i avancojmë edhe më shumë në mënyrë që publiku të ketë sa më shumë qasje në lajmet komunale”, deklaroi Hajrullahu.

Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori