LAJMI I FUNDIT:

Në 110 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura, certifikohen pesë nënoficerë të FSK-së në Shqipëri

Në 110 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura, certifikohen pesë nënoficerë të FSK-së në Shqipëri

Në përvjetorin e 110-të të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, janë certifikuar pesë oficerë të FSK-së, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në Kursin e Avancuar të Nënoficerit, u certifikuan pesë nënoficerë tanë, së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.


Ministri ka shtuar se vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona. /Telegrafi/