LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja U21 filloi përgatitjet për ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës

Përfaqësuesja U21 filloi përgatitjet për ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës
Foto: FFK

Përfaqësuesja U21 e Kosovës i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese kundër Austrisë (më 9 tetor) dhe kundër Andorrës (më 13 tetor) që zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij Erdogan Celina e Naser Prapashtica në stërvitjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kanë pasur në dispozicion shumicën e lojtarëve të ftuar, derisa Arbenit Xhemajli, Lirim Kastrati, Kreshnik Krasniqi, Edison Kqiku munguan për shkak të angazhimeve me klubet e tyre dhe ekipit do t’i bashkohen në stërvitjen e nesërme. Ndërkohë, portieri David Nreca do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit për ndeshjen e dytë kundër Andorrës.

Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj dhe të gjithë janë optimistë se do të bëjnë një paraqitje dukshëm më të mirë në dy ndeshjet e radhës, duke pasur parasysh se janë më të kompletuar se në duelin e muajit të kaluar kundër Anglisë. Stërvitjen e Kombëtares U21 nga afër e ka ndjekur anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja.


Foto: FFK

“Ne po mundohemi të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen dhe kemi lojtarë të rinj në skuadër dhe me kualitet. Për disa lojtarë ky është grumbullimi i parë dhe nuk njihen shumë ndërmjet veti. Nuk kemi shumë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por unë shpresoj që djemtë do të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Kemi pasur edhe probleme shkaku i koronavirusit me lojtarët të cilët luajnë jashtë Kosovës, megjithatë ne do të vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje” ka thënë Rafet Prekazi.

Foto: FFK

“Është ndjenjë e mirë të vish të luash për Kosovën dhe më kanë pritur shumë mirë këtu. Kam qëndruar shumë në Kosovë dhe kam qenë i lidhur me Kosovën, prandaj jam i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Tani duhet të përgatitemi sa më mirë për dy ndeshjet e radhës ndaj Austrisë dhe Andorrës. Të dyja skuadrat kanë lojtarë cilësor mirëpo shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi Edi Sylisufaj.

Foto: FFK

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës U21, dhe ndihem i nderuar që jam këtu. Kemi një grup të lojtarëve shumë të mirë dhe mikpritja ka qenë shumë e mirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë që të paraqitemi sa më mirë në fushë”, u prononcua Alban Ajdini.

“Duhet t’i shohim anët pozitive nga ky grumbullim dhe të japim maksimumin në këto dy ndeshje. Ne do të hyjmë për fitore dhe shpresoj të arrijmë një gjë të tillë.  Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi dy kundërshtarët i kemi të fort, mirëpo unë besoj në ekipin tonë”, deklaroi Arton Zekaj.

Foto: FFK

“Nuk e kam mendjen te golat, por dua që ta ndihmojë ekipin. Nëse më jepet rasti edhe do të shënoj, pasi është ndjenë shumë e mirë të shënosh për Kombëtaren, andaj shpresoj të më jepet mundësia në këto ndeshje”, ka thënë Mirlind Daku.

Foto: FFK

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori