LAJMI I FUNDIT:

Për më pak se dy muaj, 11 persona humbën jetën në aksidente

Për më pak se dy muaj, 11 persona humbën jetën në aksidente
Ilustrim

Edhe këtë fillimvit në Kosovë ka pasur viktima të shpeshta të aksidenteve rrugore në Kosovë. Vetëm për shtatë javë të këtij viti 11 persona kanë humbur jetën, kurse 650 persona kanë marrë lëndime.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se numri i të vdekurve në aksidentet është i njëjtë me vitin e kaluar. Sipas tij ka rënie të numrit të aksidenteve.

“Policia e Kosovës në mënyrë permanente bënë analiza për aksidentet. Ne kemi marrë një sërë masash për të parandaluar aksidentet, vetëm në vitin e kaluar kemi pasur 4 projekte për vetëdijesim dhe parandalim të aksidenteve. Ne kemi patrulluar edhe me vetura civile”, tha Rexhepi sot në “Studio e Hapur”, në televizionin publik.


Ai bëri me dije se Policia ka bërë kontrolle edhe më dron.

Kurse Fejzullah Mustafa nga Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se janë duke punuar që të rritet kontrolli teknik i automjeteve. Sipas tij edhe për ritestim të kandidatëve po punohet në këtë drejtim.

“Është problem global siguria nga aksidentet rrugore, në krahasim nuk jemi keq, jemi edhe më mirë, nuk mund të krahasohemi me Norvegjinë”, tha ai. /RTK/

FOTO: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori