LAJMI I FUNDIT:

Programet e automatizuara tregtare po manipulojnë çmimet e kritptovalutave

Programet e automatizuara tregtare po manipulojnë çmimet e kritptovalutave

Softueri i automatizuar i tregtimit është një program që u lejon tregtarëve të përcaktojnë rregulla specifike, të dërgojnë urdhra në një qendër tregtimi ose të shkëmbejnë dhe pastaj automatikisht t’i ekzekutojë ato me anë të një kompjuteri. Këto programet e tregtimit janë në dispozicion për tregjet tradicionale dhe të kriptovalutave.

Duke iu drejtuar tregjeve të kriptovalutave, Wall Street Journal (WSJ) citon mungesën e rregullimit të duhur si kusht kryesor që i lejon robotëve të ekzekutojnë strategji abuzive në nivel industrial.

Andy Bromberg, bashkë-themelues i CoinList, tha për WSJ se “ky lloj aktiviteti tani për tani është i shfrenuar. Po dëmtohet reputacioni i tregut dhe kjo i dëmton investitorët individualë”.


Sipas WSJ, përcjell Telegrafi, fondi dixhital i monedhës Virgil Capital përdor robotët në një numër të shkëmbimeve të kriptovalutave në mbarë botën.

Një shembull tjetër i manipulimit të çmimeve në kriptovaluta, të cituara nga WSJ është Kjetil Eilertsen, i cili filloi të tregtojë Bitcoin në vitin 2011. Eilertsen thuhet se ka zhvilluar një program të quajtur Quatloo Trader, i cili u promovua si “mjet i mirë manipulimi në botën e kriptovalutave”. Ideja e programit është të lehtësojë manipulimin e tregut duke përdorur mjete të ndërtuara që ekzekuton disa strategji abuzive.

Veçanërisht, programet e ngjashme nuk lejohen në shkëmbimet tradicionale të Letrave me Vlerë. Bursat e Nju Jorkut rregullisht mbikëqyrin operacionet për aktivitetet e paligjshme të tregtisë abuzive. /Telegrafi/