Kovaçevski: Mediat partnerë në ndërtimin e një shoqërie evropiane, të lirë dhe demokratike
Angazhimi i Qeverisë për krijimin e një mjedisi në vend në të cilin mediat do ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur sipas parimeve të gazetarisë, pa ndikime dhe presione politike dhe ekonomike, u theksua në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare gazetareske.
Kryeministri Kovacevski theksoi rolin e shoqatave mediatike, në të cilat Qeveria sheh partnerë për promovimin e mëtejmë të lirive të mediave, si me ligjin e miratuar për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, i cili garanton lirinë e shprehjes, si dhe me ndryshimet në Kodin Penal, me të cilin sulmi ndaj punonjësve të medias trajtohet si sulm ndaj një zyrtari.
Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, u theksua se qeveria është e gatshme të hapë një debat publik që do të mundësojë shqyrtimin e modaliteteve që do të mbështesin pluralizmin në mediat në vend.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se në raportet e fundit relevante thuhet se transparenca e institucioneve është duke u përmirësuar, ndërsa numri i rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik është në rënie.
Progresi i shtetit në lirinë e mediave është vërejtur edhe në matjet e “Reporterëve pa Kufij”, ku Maqedonia e Veriut, nga vendi i 118-të në botë në vitin 2016, arriti në vendin e 38-të në botë për sa i përket lirisë së medias. Shteti vetëm në mandatin e kryeministrit Kovaçevski, u ngjit më lart në listë për 19 vende në 1 vit. Në vitin 2016, vendi u rendit në vendin e 118 nga 180 vende. Ky është një tregues se Qeveria ka aspirata demokratike dhe evropiane dhe këtë e tregon duke respektuar lirinë e fjalës, transparencën duke mundësuar qasje në informacion dhe duke respektuar pavarësinë e mediave”, thonë nga Qeveria.
Media dhe sektori civil, shtojnë ata, kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë, ndërsa liria e medias është çelësi i sigurisë dhe stabilitetit në çdo vend. Në atë drejtim, rëndësi të madhe ka gazetaria objektive dhe profesionale, si dhe shërbimi publik cilësor dhe profesional, me qëllim të informimit të saktë, të paanshëm dhe në kohë, me rëndësi për qytetarët, veçanërisht në pjesën e procesit të integrimit evropian të shtetit.
“Qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë standardet evropiane në fushën e medias, sepse kjo do të thotë qytetarë cilësorë të informuar dhe të arsimuar mediatik, që është synimi përfundimtar si i medias ashtu edhe i qeverisë”, theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Aksident i rëndë në rrugën Dibër-Mavrovë, dy të lënduar
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak