LAJMI I FUNDIT:

Catherine Zeta-Jones edhe jashtë ekranit duket si Morticia Addams: Kombinimi kuq-zi me pjesë të rëndësishme të sezonit

Catherine Zeta-Jones edhe jashtë ekranit duket si Morticia Addams: Kombinimi kuq-zi me pjesë të rëndësishme të sezonit

Edhe një tjetër dëshmi se në një fund midi lëkure ia vlen të investoni këtë dimër

Të gjithë e dimë që ngjyra e kuqe është diçka pa të cilën festat e ardhshme nuk mund të kalojnë.


Për kombinimin fitues pa të meta shfaqja e fundit e Catherina Zeta Jones-it mund t’ju shërbejë si frymëzim i shkëlqyeshëm.

Kohët e fundit, nëpërmjet kombinimeve të saj ajo kanalizon personazhin e Morticia Addams -it të cilin e interpreton në realizimin e ri “E mërkura” të Netflix-it, transmeton Telegrafi.

Fundi i saj prej lëkure në ngjyrë të kuqe Ferrari vihet në pah nga një e çarë që është krijuar për të treguar këmbët e saj sa duhet, duke e mbajtur ende fundin mjaftueshëm të moderuar, pavarësisht se është provokues dhe si veshje e përditshme… Sigurisht, një tjetër dëshmi se ia vlen të investoni në një fund midi lëkure këtë dimër.

Veçanërisht befasuese është zgjedhja e këpucëve, me sa duket ajo ka veshur mokasina të rrumbullakosura, por në fakt ato janë këpucë me një takë të plotë transparente interesante.

Pjesa tjetër e veshjes është e thjeshtë, me një bluzë të zezë, një pelerinë të zezë, syze dielli dhe një çantë “Chanel”.

Për paraqitjen e dytë, Catherina Zeta Jones zgjodhi një pamje të vërtetë Morticia Addams – ajo veshi të njëjtën pelerinë të zezë mbi një fustan të zi të gjatë, dhe me sa mund të shohim nga këpucët, rrumbullakësia e këpucëve me rripa po merr momentin e tyre.

Ky model i njohur ndryshe si “mary jane”, por duket se tashmë do ta shohim të kombinuar me stile më elegante dhe serioze. Ato janë thjesht të përjetshme, dhe këtë vit shtëpia e modës Prada prezantoi modele të përmirësuara me një thembër dhe majë të mprehtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori