LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit që u vra në veri

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit që u vra në veri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në veri, në një sulm terrorist që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”, tha Kurti.


E ministri i Financave, Hekuran Murati shtoi se si shtet do të jenë pranë familjes.

“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë Murati. /Telegrafi/