LAJMI I FUNDIT:

Ole Gunnar Solskjaer ka arritur diçka tek Besiktasi që nuk ka ndodhur që 65 vjet

Ole Gunnar Solskjaer ka arritur diçka tek Besiktasi që nuk ka ndodhur që 65 vjet

Ole Gunnar Solskjaer ka arritur një rekord historik tek Besiktasi, që asnjë trajner më parë në 65 vitet e fundit nuk ia ka dalë që ta bëjë, 

52-vjeçari ishte prezantuar si trajneri më i ri i gjigantit turk më 18 janar, pasi kishte qenë i papunë që prej se u largua nga Manchester United në 2021. 

Norvegjezi ka fituar gjashtë, ka barazuar një dhe ka humbur një nga tetë ndeshjet në krye të klubit me bazë në Stamboll. 


Kjo ka bërë që ata të renditen në pozitën e katërt në kampionat, pasi kanë luajtur një ndeshje më pak (23) se pjesa tjetër e skuadrave në pozitat më lartë. 

Gjatë kësaj serie të mirë të rezultateve, Solskjaer ka arritur të thyejë disa rekorde historike. 

Që prej se mori frenat e Besiktasit, ata kanë regjistruar rreth 2.38 pikë për ndeshje, që është më e larta se sa çdo trajner tjetër i Besiktasit që nga koha e Andras Kuttik. 

Kuttik ka qenë në krye të klubit turk në vitin 1959 deri në 1960, para se të rikthehej sërish në 1961/1962. 

Besiktasi gjithashtu ka një mesatare prej dy gola të shënuar për ndeshje dhe janë në një seri prej pesë fitoreve rresht, për herë të parë këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori